E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Xhorxh Bush-i” kosovar te Dinamo e Zagrebit

Autori i Lajmit: Redaksia
A keni dëgjuar për Xhorxh Bush-in kosovar? Djaloshi ka vetëm tetëmbëdhjetë vjet, është fantastik, ndërsa prindërit, përpos talentit për futboll i kanë dhënë një emër të megapopullarizuar- theksojnë mediumet elektronike dhe të shkruara në Kroaci. Gjergj Bushaj, futbollisti i talentuar i “Vllaznimit” të Gjakovës, transferohet në radhët e kampionit të shumëfishtë kroat, “Dinamo” të Zagrebit. Kështu, tifozët kuqezi gjakovar, do të mbeten pa talentin e tyre simpatik. Në KF “Dinamo” të Zagrebit, do të vijë – sipas dëshmitarëve të shumtë, talenti më i madh i futbollit të Kosovës, Gjergj Bushaj, adashi i ish-presidentit të SHBA-së, por ai veçohet përveç emrit edhe për nga mjeshtëria me top. Ky tetëmbëdhjetë vjeçar, mesfushor ofensiv, deri më tani ka qënë pjesë e KF “Vllaznimi” nga Gjakova, ekip i Superligës Raiffeisen, që është klasifikuar në vendin e tretë të tabelës. Gjergj Bushaj, pavarësisht moshës së re, është ftuar në përfaqësuesen A të Kosovës. Në KF “Dinamo”, siç shkruan “Veçernji list” i Zagrebit, ai vjen me preferencën e Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit kosovar, që aktualisht ushtron detyrën e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›