Rikthehet Serie A, yjet zbresin në fushë
Autori i Lajmit: RedaksiaItali - Nesër dhe në fundjavë, Serie A luan dy javët e fundit të fazës së parë. Pas festave, në Itali, sportdashësit e futbollit do të kenë mundësi që të kënaqen me futboll. Në pesë ditët e ardhshme do të luhen dy javët (18-ta dhe e 19-ta) e fundit të fazës së parë të kampionatit italian, Serie A. Këtë vit të ri ky kampionat duket se do të ndryshojë paska fytyrë pas afrimit të lojtarëve të rinj: Toni, Beckham dhe Pandev. Nesër të gjithë prozhektorët do të drejtohen drejt Parmës, aty ku Juventusi i Ferrarës do të ketë mundësinë e fundit për të korrigjuar gabimet e mëdha që bëri në fund të 2009-ës. Drejtuesit bardhezi i kanë lënë vetëm pesë ditë kohë teknikut të tyre për të ndryshuar korsi. Në të kundërt, presindeti i “zonjës së vjetër”, Jean Cloude Blanc, do të shkarkojë teknikun bardhezi. Pas këtij “kërcënimi” Ferrara ka filluar që të lëvizë pak nga skemat e tij tradicionale dhe në Emilia do të rreshtojë Juventusin me një modul të ri loje: 4-4-1-1: në sulm Diego (dje pati një zënkë me Del Pieron) do të nisë lojën nga minuta e parë pas shpatullave të Trezegesë (fitoi betejën me Amaurin për një vend si titullar). Po nesër edhe Bekami do të jetë gati që të nisë aventurën e dytë me Milanin. Mesfushori anglez u rikthye në Milano për dy arsye: ti mbushë mendjen Kapelos (trajneri i Kombëtares angleze) që ta marrë me vete në Botërorin e Afrikës së Jugut dhe tu rikthejë buzëqeshjen tifozëve kuqezi duke i dhuruar një titull këtë vit. Përforcimi i Milanit për pjesën e dytë të sezonit, David Bekam, thotë se nuk ka dyshim se trajneri Fabio Kapelo e ka transformuar Anglinë që nga ardhja në detyrë. Bekam ka lavdëruar ndikimin e Kapelos që nga arritja e tij në stolin e përzgjedhësit të Kombëtares angleze dhe ka thënë se italiani i ka dhënë arrogancë ekipit, në prag të Kupës Botërore. “Ai ka sjellë shumë gjëra. Ka sjellë arrogancë, por në një aspekt të mirë – lojtarët dalin në fushë dhe ata janë të sigurt, ata besojnë se do të fitojnë. Nuk është një arrogancë ku ne mendojmë se do të fitojmë gjithçka, por ai na ka dhënë atë vetëbesim, që është gjëja më e madhe të cilën ndoshta nuk e kemi pasur në të kaluarën. Ai ka sjellë seriozitet në ekip dhe një profesionalizëm të vërtetë për të cilët kemi pasur nevojë. Ai është një person dhe individ që ju frikëson, ju frikëson në atë mënyrë që ju vërtet i respektoni menaxherë të tillë”, - ka thënë Bekam. Problemi i vetëm për Leonardon është vendi ku do ta aktizizojë anglezin, pasi për Beksin nuk ka vend në skemën e re të trajnerit brazilian: 4-2-fantazi. Mbase Leonardo mund ti sigurojë një vend në regji ose në pankinë. Prova e vërtetë është ajo e së dielës ku Juventusi dhe Milani do të luajnë përballë njëra-tjetërës për një vend të tretë. Rosonerët i kanë bërë dhe një ofertë Huntelarit: +25 milionë euro për Edin Xheko. Sipas revistës franceze “LEquipe”, Milan ka shprehur gatishmëri që skuadrës gjermane Uolfsburg për sulmuesin e tij ti ofrojë 25 milionë euro, si dhe lojtarin Klas-Jan Huntelar. Drejtuesit e skuadrës së “rosonerëve” janë gjithnjë e më shumë konkretë në synimet e tyre për të sjellë edhe zyrtarisht në radhët e tyre futbollistin më të mirë të Bosnjës dhe Hercegovinës për vitin që lamë pas, Edin Xheko. Negociatat, sipas burimit të njëjtë, janë në rrjedhë dhe pritet vetëm konfirmimi se është hequr dorë nga planet e mëhershme të klubit italian se në afatin kalimtar dimëror nuk do të shpenzohen para të shumta për të sjellë përforcime të reja. Mediet britanike lajmëruan se për Xhekon interesim kanë shprehur edhe klubet që luftojnë për titullin e kampionit në Premier ligë, kampioni aktual Mançester Junajted dhe lideri aktual, Çelsi. Ranieri (trajneri i Romës) ka gjetur një dhuratë të bukur poshtë pemës së Vitit të Ri. I gjatë, i madh, dhe me shumë eksperiencë ky është identikiti i Luka Tonit. Ish-sulmuesi i Bajernit u rikthye në Itali me qëllim që të fitojë një vend në Kombëtare. Mbase për shtatlartin është shumë vonë duke parë që konkurrentët e tij luajnë për një kohë të gjatë dhe për sa i përket përgatitjes fizike janë shumë përpara. Midis sfidave më interesante të ditës së nesërme është edhe 90-minutëshi që do të luhet në Siena. Bardhezinjtë do të presin në shtëpi ekipin e Fiorentinës. Në stadiumin “Franchi” do të luhet një ndeshje mjaft e vështirë pasi të dy ekipet vijnë nga Toskana.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2010