Telemjekesia ne Tirane, per shtatzenite e veshtira
Nje problem mjekesor i nje gruaje shtatzene, tani mund te konsultohet ne kohe reale nga mjeket e Italise, Serbise dhe Kroacise. Nepermjet nje aparature te re, te quajtur telemjekesi, gjinekologet e maternitetit "Koco Gliozheni" ne Tirane, do te kene mundesi te shkembejne informacione on line. Keshtu, rastet e shtatzenive te veshtira dhe bebet qe lindin me probleme kardiake, do te kene mundesi te ndiqen jo vetem nga gjinekologet shqiptare por edhe nga mjeket e huaj. Pacientja e pare ka marre dje, ne kohe reale mendimin e mjekeve shqiptare dhe atyre italiane, mbi ecurine e shtatzenise se saj. I pranishem ne inaugurimin e kesaj teknologjie te re, ishte edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili, i cili nenshkroi dhe nje marreveshje bashkepunimi me palen italiane. "Kjo konsulte virtuale gjithsesi eshte mjaft e prekshme, duke qene se pacienti e merr pergjigjen per diagnozen e tij ne kohe reale ndaj dhe kjo praktike do te shtrihet edhe ne sherbime te tjera te medha kombetare", eshte shprehur gjate fjales se tij ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, cdo element i ri qe futet ne teknologjine mjekesore por edhe ne komunikimin shkencor eshte me te vertete pozitiv dhe ndikon ne nje diagnostikim sa me te mire te pacienteve. Instalimi i kesaj aparature ne vendin tone, u be i mundur nepermjet shoqates "Un cuore, un mondo". Kjo e fundit, femijet shqiptare me kardiopati komplekse do t'i dergoje ne spitalin "Cuore" per kurim.
Projekti
Projekti per kurimin e femijeve jashte vendit, pikerisht ne Itali, do te zgjase dy vjet dhe do te jape asistence mbi semundjet kardiake sidomos tek foshnjat. Me pas do te behet trajnimi i mjekeve shqiptare, te cilet do te merren me rastet e vecanta te anomalive te femijeve.
Projekti
Projekti per kurimin e femijeve jashte vendit, pikerisht ne Itali, do te zgjase dy vjet dhe do te jape asistence mbi semundjet kardiake sidomos tek foshnjat. Me pas do te behet trajnimi i mjekeve shqiptare, te cilet do te merren me rastet e vecanta te anomalive te femijeve.