Kuvendi, prane Ackes dhe Pacit ne promovimin e "Ku je"
Kuvendi i Shqiperise, ne nje atmosfere celebruese u kthye dje ne auditor te vecante per artin dhe kulturen, me rastin e promovimit te romanit "Ku je" te shkrimtares Flutura Acka dhe ekspozites se piktorit Gjovalin Paci, me te njejtin titull. Nen perkujdesjen dhe vemendjen e vecante te Kryetares se Kuvendit, aktiviteti kishte te ftuar perfaqesues te elites shqiptare, shkrimtare, artiste te zhanreve te ndryshme, botues, deputete, dhe ambasadore. Romani "Ku je", i stilit postmodernist me personazhe tragjike, sjell ne nje stil te vecante narrativ, boten e individit, dhunen fatale te diktatures ne jeten e shqiptareve, marredheniet e veshtira me subkoshiencen dhe ne raport me shoqerine, ne kohen e diktatures se eger te komunizmit. Ne roman shkrimtarja e mirenjohur Flutura Acka i thur himn mbijeteses se vlerave, ndjenjave, kujteses, te cilat diktatura nuk arriti ti crrenjose. Topalli tha se libri i shkrimtares Flutura Acka, sjell te shqiptaret ne menyren me njerezore, ate qe se ke arritur ende historia, pershkrimin e jetes te secilit ne kohen e diktatures. "Autorja rrefen e rrefen, e ndjeshme deri ne dhimbje, per viktimat e pafaj e te pafat, nderton monologe per secilin si per te zbuluar boten e brendshme te tyre, ku ata ruanin vlerat shpetimtare, ndaj te keqes se madhe. Shume e shume prej tyre nuk i shpetuan dot te keqes se madhe qe i sfiliti sa ishin gjalle, e i treti pa nam e nishan kur vdiqen. Ku je?, eshte thirrja e mallit qe djeg e nje nene, e nje femije, e nje bashkeshorteje, e nje te dashuri a te dashure per njeriun e zemres ne emer te dashurise, a jetes se munguar". Kurse shkrimtarja Flutura Acka me emocion shprehu mirenjohje per Kryetaren e Kuvendit per vemendjen dhe mbeshtetjen ndaj kreativitetit letrar dhe veprave artistike qe evokojne te kaluaren e dhimbshme te shoqerise sone. Sipas shkrimtares, piktori Gjovalin Paci me ekspoziten e tij i dha ze personazhit tragjik te poetit ne roman, personazh i cenuar ne lirine e tij, por qe me piktura mund te shprehej me mijera fjale. "Eshte nje mrekulli, - tha autorja, - qe nje liber, prove e historise, promovohet pikerisht ne godinen, e cila ishte ne kohen e komunizmit, zemreku i diktatures". Kurse piktori Gjovalin Paci tha se ne romanin e zonjes Acka ka gjetur vetveten si njeri dhe artist.