Vetëvrasje në Vidohovë, var veten 67-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Vidohovës në Devoll. 67- vjeçari Ismet Musabej është gjetur sot i vetëvarur në shtëpinë e tij.
Sipas informacioneve të para, viktima ka kryer vetëvrasjen pasi ndihmoi Besim Karain, vrasësin e tre vëllezërve Mulliri, për t'u arratisur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.