Dëbora mban të bllokuara disa komuna të vendit
Trashësia e saj ka arritur deri në një metër në disa komuna në qarkun e Dibrës, si në Kalanë e Dodës, Tërnovë e Madhe dhe Tërnovë e Vogël. Totalisht e bllokuar është edhe komuna e Lurës, ndërkohë, rrugët që të lidhin me qytetin nuk funksionojnë as në komunat e Ostrenit dhe Martaneshit. Komuna e Zercanit rezulton e bllokiar nga dëbora që prej 30 ditësh.Ndërkohë, edhe në juglindje të vendit situata është vështirësuar ndjeshëm nga reshjet e dendura të borës që zgjatën prej disa ditësh. Komunat Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq, janë bllokuar prej dy ditësh, ndërsa akset kryesore në këtë zonë, Qafa e Thanës dhe Kapshtica janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në Ersekë rezulton e bllokuar Qafa e Qarrit, ndërsa në Përmet bora po mban të bllokuar komunën e Frashërit. Mësohet se autoritetet rajonale përkatëse po punojnë për zbllokimin e akseve kryesore nacionale me skorje dhe kripë.