E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat anëtarit të këshillit Bashkiak të Vlorës

Ngjarja ndodhi në lagjen “Isa Boletini”, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në qytetin bregdetar, ku eksplozivi copëtoi automjetin tip “Benz Mercedes 240”.Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që viktima Morand Hoxha është dërguar për në spital i plagosur rëndë. Ai është dërguar në sallën e reanimacionit për shkak të rrezikut për jetën. Hoxha është anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës në siglën e Partisë Socialiste, ndërsa ishte zgjedhur në votimet e vitit 2007 si këshilltar i LSI-së. Policia nuk ka zbuluar asnjë pistë të mundshme deri më tani.Morand Hoxha është, më 15 prill 2009, është shoqëruar nga policia për armëmbajtje pa leje, por më tej është liruar me masë sigurie detyrim paraqitje.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›