E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Titulli në dorë të United

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se titulli i Premier Ligës është në dorë të Manchester Unitedit, pavarësisht shifrave që thonë se edhe Arsenali ka gjasa të mëdha.

“Jo, nuk është në dorën tonë, është në dorën e Unitedit. Nëse shikoni në bastexhinjtë, ata favorizojnë Unitedin”.

“Matematikisht është në dorën tonë, por kjo nuk do të thotë se vërtet është në dorën tonë, pasi kemi ndeshje të vështira. Do të thosha të kundërtën: Ne nuk e kemi në dorë, United e ka, sepse është në krye”.

“Kështu varet nga ne, që ta fitojmë atë”, ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›