Guardiola për Milanin:U afruan tek porta 2 herë e gjysëm

Trajneri katalunas ka kritika për mbrojtjen italiane të Milanit. Pep Guardiola tha pas ndeshjes se gjithçka që bëri Milani ishte të kufizohej në 16 metërshin e tyre dhe tek 16 metërshi kundërshtar erdhi vetëm....2 herë e gjysmë.
“Asnjëherë nuk është e lehtë të sulmosh kur mesfushorët e tyre shndërrohen në mbrojtës qendror. Milani ka shumë merita për këtë rezultat. Ata arritën tek porta jonë dy herë e gjysmë dhe e morën një pikë. Klube evropiane si ky, e riforcojnë edhe më shumë atë që ne jemi duke e bërë”, ka thënë Guardiola.
Ai nuk është shprehur aspak i shqetësuar për barazimin, sepse faza e grupeve ka edhe 5 ndeshje.