Debutim i shkëlqyer, por qëndroni në tokë
Alessandro Del Piero ndihet i kënaqur me mënyrën se si e nisi sezonin e ri Juventusi.
Mirëpo, sulmuesi italian kërkon nga bashkëlojtarët e tij të qëndrojnë me këmbët në tokë.
“Jemi mjaft të lumtur për rezultatin, nuk mund ta kishim një fillim më të mirë. Por, nuk duhet ta teprojmë me entuziazëm”, tha ish përfaqësuesi italian pas fitores që Bianconerët e arritën të dielën ndaj Parmës me rezultat 4:1.
“E kemi përpara një javë delikate. Jemi të entuziazmuar dhe kjo është një gjë e mirë, sepse na jep kurajo për të shkuar përpara, por nuk duhet ta humbim koncentrimin. Moto imë këtë sezon është që të festojmë nga e diela mbrëma deri të martën paradite dhe nga e marta të vazhdojmë të punojmë”, vazhdoi legjenda e Juventusit.
Del Piero e ka festuar të hënën 18 vjetorin e debutimit në fanellën bardh e zi. Ai shpreson që të jetë në formë të mirë dhe ta japë kontributin e tij edhe këtë sezon për Juventusin, ndërsa nuk mendon se ky është viti i tij i fundit tek ‘Zonja e Vjetër’.