Milani nxirret në Nou Camp

Milani e ka fituar një pikë të rëndësishme në Nou Camp të martën mbrëma në duel me kampionin aktual të Evropës, Barcelonën, e cila dominoi gjatë gjithë ndeshjes. Edhe pse të dyja skuadrat ishin nga një herë në avantazh, ballafaqimi mes tyre ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2 - në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve.
Pavarësisht shumë mungesave, Rossonerët e nisën perfekt ndeshjen. Ata kaluan në avantazh prej 0:1 pak sekonda pasi filloi takimi me një gol të bukur që e shënoi Alexandre Pato. Mirëpo, menjëherë pas pësimit të këtij goli, spanjollët filluan ta kërkonin golin e barazimit, duke e marrë plotësisht lojën nën kontroll. Mbrojtja e italianëve ishte e sigurt deri në minutën e 36-të, kur vendasit i barazuan shifrat në 1:1 me golin që e realizoi Pedro Rodriguez, pas një gabimi të mbrojtësit Abate.
Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë, gjatë së cilës ekipi spanjoll ka mundur të shënojë edhe një herë në minutën e 19-të, por Lionel Messi nga gjuajtja e lirë qëlloi shtyllën.
Barça dominoi edhe gjatë pjesës së dytë, duke e shënuar golin e avantazhit, por në minutat shtesë të ndeshjes, Milani ia arriti qëllimit – e nxori një barazim.
Kampioni i shtatëfishtë i Evropës golin e disfatës e pësoi në minutën e 50-të, kur David Villa me një gjuajtje perfekte nga goditja e lirë shënoi për ta kaluar Barcelonën për herë të parë në epërsi prej 2:1. Barça i pati edhe disa raste të tjera mjaft të mira të cilat nuk i shfrytëzoi, pasi mbrojtja italiane e udhëhequr nga Nesta ishte në nivel të detyrës.
Kur të gjithë mendonin se triumfues nga ky takim do të dalin Katalunasit, Rossonerët prishën festën në Nou Camp. Ata i barazuan shifrat në 2:2 në minutat shtesë të lojës. Golin e barazimit e shënoi Thiago Silva me kokë, pas një harkimi milimetrik të Clarence Seedorfit nga korneri.
Edhe ndeshja tjetër e Grupit H - ku garon Barcelona e Milani - mes Viktoria Plzenit dhe BATE Borisovit, ka përfunduar baras, 1:1.
Në ndeshjet e tjera, në Grupin E, Chelsea e ka mposhtur me rezultat 2:0 Bayer Leverkusenin, derisa takimi tjetër mes Racing Genkutdhe Valencias ka përfunduar pa gola.
Në Grupin F, takimi mes Borussia Dortmundit dhe Arsenalit ka përfunduar me rezultat 1:1, kurse Olympiakos është mposhtur nga Olimpique Marseille me rezultat 0:1.
Në Grupin G, APOEL Nicosia e ka mposhtur Zenitin me rezultat 2:1, derisa Porto shënoi fitore me rezultat 2:1 në duel me Shakhtar Donetskun.
Liga e Kampionëve
Rezultatet
Grupi E
Chelsea – Leverkusen2:0
Genk – Valencia0:0
Tabela:
1. Chelsea13
2. Valencia11
3. Genk11
4. Leverkusen10
Grupi F
B.Dortmund – Arsenal1:1
Olympiakos – Marseille0:1
Tabela
1. Marseille13
2. Arsenal11
3. Dortmund11
4. Olympiakos10
Grupi G
APOEL – Zenit St Petersburg2:1
Porto – Shakhtar Donetsk2:1
Tabela
1. APOEL13
2. Porto13
3. Zenit10
4. Shakhtar10
Grupi H
Barcelona – Milan2:2
Vitoria Plzen – BATE Borisov1:1
Tabela
1. Milan11
2. Barcelona11
3. BATE Borisov
4. Vitoria Plzen11