E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar nuk lëviz as në janar

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 15:41

Presidenti i Santosit, De Oliveira, ka konfirmuar se talenti brazilian, Neymar, nuk do të lëviz nga Brazili as në muajin janar.

“Ishim në kontakte të vazhdueshme me Real Madridin dhe Barcelonën. Është normale që janë interesuar që ta marrin lojtarin më të mirë në botë. Nëse do të isha president i një klubi tjetër, do ta bëja të njëjtën gjë. Kam raport të mirë, si me presidentin Rosell, ashtu edhe me atë, Perez. Kam biseduar disa herë me ta dhe u kam thënë të njëjtën gjë: lojtari nuk është në shitje”, deklaroi De Oliveira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›