E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simone, trajner i ri i Monacos

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 14:31

Marco Simone është zgjedhur trajner i ri i Monacos. Ish futbollisti i këtij ekipi e ka marrë në dorë postin e Laurent Banide.

Ky i fundit u shkarkua pasi që ka grumbulluar vetëm 4 pikë në 6 ndeshje. Siç dihet, klubi i njohur, Monaco, këtë sezon do të garojë në ligën e dytë – Ligue 2, pasi që sezonin e kaluar ra nga Ligue 1.

Synim i këtij ekipi është që të kthehet menjëherë në elitën e futbollit francez, kështu që ish sulmuesi i Milanit dhe përfaqësueses italiane është i thirrur për këtë objektiv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›