E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic mungon një muaj

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 14:54

Lëndimi në stërvitje para nisjes për në Barcelonë, nuk do të bëjë që sulmuesi suedez të mungojë vetëm në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Sipas të përditshmes italiane, ‘La Gazzetta dello Sport’, Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogarit në përfaqësuesin suedez së paku në 4 ndeshje.

Pas rezonancës magnetike, së cilës i është nënshtruar ish futbollisti me prejardhje boshnjake, është konstatuar se ai ka tërheqje muskulore, më pak se që është pritur, kështu që ai do të mbetet jashtë fushës së blertë për gati një muaj, duke munguar kështu në disa ndeshje të rëndësishme të Rossonerëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›