Thaçi nuk ia beson Edita Tahirit dialogun për veriun
Fundi i takimeve në kuadër të dialogut teknik do të shënojë edhe fundin e përfaqësimit të Kosovës në një dialog nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Burime të gazetës ‘Koha Ditore’ kanë shpjeguar se kryeministri Thaçi po i mendon tre emra të stafit të tij, si përfaqësues të mundshëm të Kosovës në dialogun për veriun, që pritet të nisë në shtator.
Këshilltari i kryeministrit Bekim Çollaku, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku ose ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, janë tre emrat e përfolur si udhëheqës të dialogut të ri me qytetarët serbë në veri të Kosovës, ku pritet që pas një kohe palë të jetë edhe Beogradi, shkruan kjo e përditshme.
Më parë është konsideruar edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi si një nga njerëzit që mund ta udhëheqë këtë dialog, ka bërë të ditur për gazetën një zyrtar i lartë qeveritar,