E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola refuzon oferten faraonike te Celsit, 15 milione euro per sezon

Pep Guardiola refuzon stolin e Celsit pas nje oferte marramendese, ku tekniku do te mbulohej ne ar. Sipas mediave angleze, trajneri spanjoll nuk ka pranuar nje superoferte te marre nga pronari i klubit londinez, Roman Abramovic. Por as "cmenduria" financiare e manjatit rus nuk e ka bindur teknikun ne ikje te Barcelones qe te mos qendroje nje vit pushim, ashtu si ka deklaruar kur konfirmoi largimin nga katalanasit. Menjehere pas lajmit se Guardiola nuk do te rinovonte kontraten ne "Kamp Nou", ishin te shumta klubet evropiane qe shpresonin te punesonin trajnerin qe me Barcelonen dhe taktikat e tij mahniti boten. Celsi tentoi te mposhtte konkurrencen e te gjithe rivaleve, duke bere dy oferta konkrete. Por, pas refuzimit fillestar, Abramovic nuk u dorezua dhe i ofroi Guardioles nje kontrate, nga e cila sipas gazetes "Daily Express", do te perfitonte 12 milione sterlina, e thene ndryshe 14 milione e 877 mije euro. Pervecse do ta bente trajnerin me te paguar ne bote, pronari i Celsit ishte i gatshem t'i ofronte nje buxhet te jashtezakonshem per merkaton, ku fondet ne dispozicion do te ishin te pakufizuara.

Megjithate, trajneri 41-vjecar kerkon te pushoje pas kater sezoneve mjaft te lodhshem dhe te mbushur me trofe te Barca, duke e refuzuar oferten. Pas triumfit ne finalen e FA Cup perballe Liverpulit, Celsi do te ndeshet ne finalen e 19 majit ne Champions League, ku do te luaje kunder Bajernit te Mynihut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›