E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e Altin Lales, Hanoveri terheq fanellen me numrin 8-te

Hanoveri terheq fanellen me numrin 8 qe mbante Altin Lala. Pas lamtumires spektakolare ne stadium gjate ndeshjes se parafundit ne kampionat, ku 49 mije tifoze e pershendesnin me koreografine gjigante ku shkruhej "Faleminderit Altin", klubi i Hanoverit vazhdon te vleresoje mesfushorin e Kombetares Shqiptare. Per nder te ish-mesfushorit shqiptar, qe ne fundjave i dha fund aventures ne klubin e Bundesliges pas 14 vitesh, drejtuesit e skuadres kane vendosur te terheqin pa afat fanellen me numrin 8-te. Kjo do te thote qe ne vitet ne vazhdim, asnje lojtar qe do te mbroje ngjyrat e Hanoverit nuk do te kete mundesi te luaje me numrin qe Lala e ka mbajtur ne shpine per afro nje dekade e gjysme. Fanella me emrin e shqiptarit ne shpine do te vendoset si monument ne muzeun e futbollit te qytetit te Hanoverit. Edhe vete Lala nuk e ka pritur kete lamtumire ne stadium dhe eshte shprehur se ishte surprize, duke i falenderuar te gjithe. Presidenti i Hanoverit, Martin Kind, deklaroi se "lamtumira qe klubi dhe tifozet organizuan per Lalen ishte me perrallorja ne historine e futbollit gjerman. Altini i ka merituar te gjitha te mirat, pasi eshte futbollist dhe njeri i jashtezakonshem". Skuadra i ka dhuruar Lales edhe nje mikrobus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›