Juventusi befason, ndalet nga Copenhague

Befasinë e e mbrëmjes e ka shkaktuar ekipi italian Juventus, pasi që arriti vetëm të barazonte me danezët e Copenhague, edhe pse llogariteshin si favorit.
Ishte Copenhague që doli e para në epërsi përmes Jorgensen që në min. e 14, rezultat ky që doli të ishte edhe përfundimtar për pjesëlojën e parë të takimit. Italianët e Juventusit arritën të barazonin në min. e 54 përmes sulmuesit Quagliarella. Juventinët patën edhe raste të tjera për të kaluar në epërsi por që arritën ti konkretizonin.Edhe pse nuk fituan në këtë ndeshje megjithatë
Juventusi mund të llogaritet si favorit për të kaluar fazën e grupeve, e kjo duke llogaritur se turqit e Galatasarayt u treguan shumë të dobët ndaj Real Madridit dhe arsyeja tjetër se italianët pothuaj çdo herë kanë start të ngadalshëm.