E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redbull me platformë online

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 15:27

Redbullcontentpool.com është adresa ku mund të gjenden të gjitha materialet që lidhen me aktivitetet sportive që kjo kompani organizon. Kjo u bë e ditur nga Isida Lluka, menaxhere e komunikimit në Redbull për Kosovë e Shqipëri, në një prezantim të mbajtur para gazetarëve përkitazi.

“Kjo platformë online është një ndihmë në marrëdhëniet me mediet, ku mund të gjejnë materiale nga gara sportive, ngjarje kulturore që kjo kompani organizon nëpër botë”, tha Isida.

Duke krijuar një llogari në këtë faqe, gazetarët kanë të drejtë të shfrytëzojnë të gjitha materialet, si foto, video etj. pa paguar për abonim.

Ndryshe, Redbull muaj më parë kishte organizuar në Kosovë edhe një garë në breakdance. Aty qe i ftuar edhe breakdanc-eri i njohur italian, Cico në cilësinë e anëtarit të jurisë, i cili pat mbajtur edhe një punëtori për breakdance-rat kosovarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›