E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikrimi ekonomik arreston dy falsifikatorë monedhash

U furnizuan me karburant me një kartëmonedhë 5000-lekëshe false, zbulohen nga krimi ekonomik e vendosen në pranga pas disa orësh dy shtetas nga Tirana. Policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Tiranës ka arrestuar Romeo Sulën 22 vjeç, nga Lapraka dhe Maringlen Qime 26 vjeç, nga Lapraka, pasi në Librazhd, në një pikë karburanti janë furnizuar duke dhënë lekë të falsifikuar. Kaq i ka mjaftuar inspektorëve të krimit ekonomik e financiar që të vihen në ndjekje të tyre për t’i ndaluar më pas në Tiranë. Autorët po hetohen se ku i gjetën monedhat false dhe se në këtë rast kemi të bëjmë me një grup të mirorganizuar që ka “fabrikën” e tij të prodhimit të monedhave. Ndaj tyre është ngritur akuza e “falsifikimit të monedhave”. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›