E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, veprat penale që do të njihen për dëmshpërblim



Laureta Ryçi

Tiranë - Jo të gjithë personat e dënuar gjatë komunizmit mund të përfitojnë dëmshpërblim. Ligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë ka përcaktuar veprat penale që duhet të përfitojnë si dhe kriteret për masën e dëmshpërblimin në rastet kur i përndjekuri është akoma në jetë ose kur ka vdekur dhe përfituesit janë të afërmit e tij.
Kërkesa
Në shumicën e rasteve, ashtu siç dhe është bërë publike, pjesa më e madhe e kërkesave janë rikthyer për shkak të mungesës së dokumentacionit. Sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë numri i kërkesave për dëmshpërblim sa vjen dhe rritet. Aktualisht, organet e drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme po merren me verifikimin e emrave që do të përfitojnë nga dëmshpërblimi, sipas ligjit të miratuar në Kuvend. Por, deri në një listë përfundimtare emrat do të kalojnë në një sërë procedurash që do të shërbejnë për verifikimin e tyre. Familjarët duhet të depozitojnë brenda vitit 2008 kërkesën për përfitimin nga dëmshpërblimi. Sipas ligjit, paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare sh.a, nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga ministria. Çdo ish i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip, që i bashkëlidhet këtij ligji, ku shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje, për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë.
Procedurat
Posta Shqiptare sh.a regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato, sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit, për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit. Aktualisht po bëhet verifikimi i emrave nga organet e drejtësisë, në bazë të të dhënave që disponon ky institucion në lidhje me personat që do të përfitojnë në sajë të statusit. Verifikimi i emrave pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër, ku mendohet që pas muajit shkurt të nisë shpërndarja për kategoritë përfituese. Gjithashtu është deklaruar se dëmshpërblimi do të jetë në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj për të gjitha kategoritë e shpallura si përfituese. Menjëherë sapo të mbyllet verifikimi i listave do të nisë shpërndarja konkrete e dëmshpërblimit sipas kategorive përfituese dhe listave që do të depozitohen nga organet e drejtësisë. Gjithashtu, në projektligj është përcaktuar dhe shuma që do të përfitojë çdo i burgosur politik sipas kategorisë në të cilën bën pjesë. Në bazë të këtij kategorizimi do të zbatohet dhe shpërndarja e dëmshpërblimit.

Box

Vepra penale politike

Vepra penale politike, në kuptim të këtij ligji, vlerësohen vetëm veprat penale, të parashikuara në njërën nga dispozitat ligjore të mëposhtme:

a) në nenin 1 të ligjit nr. 21, datë 15.12.1944 “Mbi sabotatorët e luftës dhe të pushtetit të popullit, mbi ata, që fshehin kriminelët e luftës etj., mbi ata që vjedhin pasurinë e shtetit dhe të popullit, mbi spekulatorët, falsifikatorët, mbi ata, që fshehin sende të domosdoshme për ushqimin dhe strehimin e popullit dhe për rindërtimin e vendit”;

b) në nenet 14, 15, 16, 17 e 18 të ligjit nr. 41, datë 14.1.1945 “Mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake”;

c) në nenet 2, 3 pika 13, 4, 7, 8 e 9 të ligjit nr. 372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”;

ç) në ligjin nr. 373, datë 12.12.1946 “Mbi ndjekjen e tregtisë së ndaluar, të spekulimit dhe sabotimit ekonomik”, pjesa e sabotimit ekonomik;

d) dispozitat e mëposhtme të Kodit Penal të vitit 1952:

Neni 64 “Tradhtia ndaj atdheut”

Neni 65 “Spiunazhi”

Neni 69 “Organizimi dhe pjesëmarrja në bandat e armatosura”

Neni 70 “Diversioni”

Neni 72 “Sabotimi”

Neni 73 “Agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit popullor”

Neni 74 “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve midis kombësive, racave ose feve”

Neni 75 “Propaganda e luftës”

Neni 76 “Pjesëmarrja në një organizatë kundër pushtetit popullor”

Neni 77 “Veprimtaria para çlirimit”

Neni 78 “Solidarësia ndërkombëtare”

Nenet 102, 103, 104 e 105 “Krime në lidhje me tatimet dhe detyrimet”. Neni 218 “Moskallëzim i krimit”, paragrafi i parë për moskallëzim të një krimi kundër shtetit, të parashikuar në nenet 64, 69, 70, 72, 73, 75, 76, 77, 78, 79 të këtij Kodi dhe neni 255 “Kalim i paligjshëm i kufijve të shtetit”;

dh) dispozitat e Kodit Penal të vitit 1977, miratuar me ligjin nr. 5591, datë 15.6.1977 dhe ndryshuar me ligjin nr. 6300, datë 27.3.1981, të përcaktuar si më poshtë:

Neni 47 “Tradhtia ndaj atdheut”

Neni 48 “Spiunazhi”

Neni 52 “Diversioni”

Neni 53 “Sabotimi”

Neni 55 “Agjitacioni dhe propaganda kundër shtetit”

Neni 57 “Krijimi i një organizate kundërrevolucionare ose pjesëmarrja në të”

Neni 58 “Veprimtaria armiqësore para çlirimit”

Neni 60 “Veprimtaria kundër lëvizjes revolucionare të klasës punëtore”

Neni 112 “Moskallëzim i krimit”, paragrafi i dytë, për moskallëzim të një krimi kundër shtetit, të parashikuar në nenet 47 dhe 60 të këtij Kodi dhe neni 127 “Kalim i paligjshëm i kufijve”;

e) shkelje e dekretit nr. 7408 datë 31.7.1990 “Për mbledhjet grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve në vende publike”;

ë) shkelje e dekretit nr. 7459 datë 22.1.1991 “Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe simbolet shtetërore. ”

Kur, në përfundim të një gjykimi, ish i dënuari politik është dënuar me një vendim përfundimtar, të dhënë si bashkim dënimesh, një ose disa prej të cilave janë dënime penale politike të padrejta, në kuptim të këtij ligji, përllogaritja e pjesës takuese, që zë dënimi politik, për efekt të këtij ligji, në kohën e përgjithshme të vuajtjes së dënimit, të kryhet në përpjesëtim me raportin gjithsej, sipas formulës, që i bashkëlidhet shtojcës “A”. Në të njëjtën mënyrë veprohet në rastet kur bashkimi i dënimeve është dhënë gjatë kohës së vuajtjes së një dënimi të mëparshëm.

Box

Masa e dëmshpërblimit për të burgosurit, të internuarit ose të dëbuarit politikë

Masa e dëmshpërblimit për të burgosurit, të internuarit ose të dëbuarit politikë do të jetë si më poshtë:

a) çdo i dënuar politik, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, dëmshpërblehet financiarisht, sipas kritereve të këtij ligji, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në ditë;

b) për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit është 1 000 (një mijë) lekë në ditë;

c) për personat e tjerë të internuar ose të dëbuar parashikohet një skemë pensioni, e cila do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Dëmshpërblimi i përcaktuar në paragrafin më sipër u takon dhe familjarëve të tij, në pjesë të barabarta takuese, kur i dënuari nuk jeton më. E drejta e familjarëve për të kërkuar dëmshpërblim është e drejtë jopasurore vetjake.

Nga shuma që çdo i dënuar politik përfiton nga ky ligj, zbritet masa e dëmshpërblimit që ai ka përfituar me ligjet e mëparshme.

Box
Masa e dëmshpërblimit për familjarët e të dënuarve me dënim kapital

Familjarët e viktimave, të pushkatuara apo të ekzekutuara me dënim politik të padrejtë, për vuajtjen dhe persekucionin, përfitojnë një dëmshpërblim financiar të barabartë, gjithsej, në masën e 8 viteve kompensim dënimi me burgim. E drejta e familjarëve për të kërkuar dëmshpërblim është e drejtë jopasurore vetjake.

Box
Rrethi i familjarëve sipas këtij ligji

Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen, pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, vetëm paraardhësit, bashkëshortja, fëmija/fëmijët. Familjarët, në shkallë më të parë, sipas Kodit Civil, përjashtojnë familjarët e tjerë.

Emri Atësia Mëmësia Mbiemri Datëlindja Vendlindja Lloji i Dënimit Vendimi Nr Dosje Data e Regj. Status Shënime Tekst i vendimit
Josif Vasil Parashqevi Mboqe 13/2/1902 Sadovic, Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 13491 2/9/2008 Shqyrtimi në Themel (i bashkërenduar)
Lekë Ndoc Sute Pylla 5/1/1911 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11289 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Haki Tasim Hajrije Gjinishi 2/10/1893 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 11290 17/6/2008 Shqyrtimi në Themel (i drejtpërdrejtë)
Rexhep Myslim Zenepe Jazxhiu 15/9/1910 Bilisht Dënim me Burg E papërcaktuar 11291 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kamber Muko Pashako Mujo 25/2/1906 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 11292 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Llesh Kolë Dile Dedaj 7/5/1910 Malësi e Madhe Dënim me Burg E papërcaktuar 11293 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Stefan Strato Varvara Goga 11/4/1938 Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11294 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dhimitër Miltjadh Sevasti Verdhi 3/4/1935 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 11295 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kurtish Karafil Hajrije Lika 5/7/1925 Kastriot, Peshkopi Dënim me Burg E papërcaktuar 11402 19/6/2008 Shqyrtimi në Themel (i bashkërenduar )
Thoma Vasil Marina Kola 9/5/1896 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 11587 24/6/2008 Shqyrtimi në Themel (i bashkërenduar)
Qemal Izet Sanije Shatku 15/2/1912 Allasanje, Turqi Dënim me Burg E papërcaktuar 11591 24/6/2008 Shqyrtimi në Themel (i bashkërenduar )
Hajro Hysni Mino Babameto 13/11/1925 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 11590 24/6/2008 Shqyrtimi në Themel (i bashkërenduar )
Ezio Milto Rozolio Xhemediku 20/10/1931 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 11592 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shkurte Nol Lule Nika 20/1/1896 Abat Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11593 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kol Nike Zoje Nika 1/1/1880 Abat Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11594 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vaske Sotir Emli Koleci 22/10/1923 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11659 25/6/2008 Shqyrtimi në Themel (i bashkërenduar )
Hysen Shaban Emine Qosja 18/5/1934 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11589 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mexhedije Xhevair Reshide Qosja 30/10/1939 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11588 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Fatime Sul Baftije Lekica 16/3/1912 Bicaj, Kukës Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11586 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sul Fetah Hume Lekica 20/2/1900 Shtigen Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11585 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sadik Sul Fatime Lekica 2/5/1945 Shtigen Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11583 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rexhep Sul Fatime Lekica 8/5/1934 Shtigen Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11584 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Eqerem Hysen Pashako Sulstarova 10/3/1939 Buçimas Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2687 3/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bilush Hasim Babe Rustemi 10/2/1902 Libohove, Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 3198 10/3/2008 Shqyrtimi në Themel (i bashkërenduar)
Enver Abaz Raziko Vrenozi 10/9/1943 Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11326 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Besnik Ukë Borë Hyka 5/6/1945 Tropojë Dënim me Burg E papërcaktuar 8524 29/4/2008 Shqyrtimi në Themel (i bashkërenduar)
Isuf Misim kadire Nika 7/1/1910 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 11403 19/6/2008 Shqyrtimi në Themel (i bashkërenduar)
Vath Jahja Zelije Dedej 1/1/1902 Tirane Dënim me Burg E papërcaktuar 11502 23/6/2008 Shqyrtimi në Themel (i drejtpërdrejtë)

10 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›