E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, dështim total ndaj Britanisë

Edhe pse ka qenë vetëm një turne miqësor, përfundimi i tij ka ofruar një dështim total për Kombëtaren tonë të volejbollit. Djemtë e drejtuar nga trajneri i njohur, Ylli Tomori, nuk kanë mundur të fitojnë asnjë ndeshje në katër përballë Britanisë së Madhe në këtë turne miqësor katërditor. Katër ndeshje, katër humbje, ky ka qenë bilanci i kuqezinjve, të cilët kanë zhgënjyer. Ndeshjet janë zhvilluar dy në pallatin e sportit të qytetit të Durrësit, "Ramazan Jala", dhe dy në atë të Tiranës, "Asllan Rusi". Ndërsa tri ndeshjet e para ishin mbyllur me rezultatin 3-1 në favor të miqve, Shqipëria ka zhgënjyer edhe në takimin e fundit, ku është mundur 3-0. Gjithsesi, ky turne i ka vlejtur trajnerit Ylli Tomori, pasi ka pasur mundësinë të testojë disa lojtarë, mes të cilëve spikatën dy prurjet e reja nga Kosova, Handaraj dhe Hysa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›