Rikthehen "Big"-ët, triumfon Hemilton
Kampion bote nuk bëhesh rastësisht. Me rastin e parë të mirë, me një MekLaren në lartësinë e duhur, Ljuis Hemilton mori çmimin e madh të Hungarisë dhe fitoren e tij të parë për vitin 2009.
E ndoqi në këtë rrugëtim drejt fitores Ferrari e Kimi Raikonen dhe Red Bull e Mark Ueberit. Sebastian Vetel, me makinën tjetër Red Bull, iu desh të tërhiqej, ndërsa Xhenson Batën e mbylli garën me vendin e shtatë. Pothuajse gjatë gjithë garimit dukej se ishim rikthyer në epokën e 2007-ës, sepse protagonistët e mëdhenj ishin Ljuis Hemilton dhe Kimi Raikonen, të cilët dy vite më parë desh i vunë flakën botërorit. Pilotë të lënë paksa jashtë xhiros së këtij sezoni, natyrisht jo për faj të tyre.
Sapo u ra në dorë një njëvendëshe për së mbari, dhe kjo ndodhi në Hungari, nisën të demonstrojnë se sa të zotë janë. I vetmi problem i vogël ishte se Raikonen do të ketë një seancë dëgjimore nga komisarët e garës, për shkak të një manovre në start, ndaj edhe rezultati i tij mbetet akoma i pashpallur.
Hapi fals i Vetel
Ishte një ditë shumë e hidhur për dy nga tre sfidantët e botërorit. Sebastian Vetel në start e gjeti veten mes veturave që montojnë makinat, madje edhe u prek nga Raikonen dhe në fund të xhiros së parë e kaloi vijën i shtati. Situata u përkeqësua kur në makinën e gjermanit u thye një balestër e anës së pasme, gjë që e detyroi të tërhiqej. Lideri i lavdishëm Xhenson Batën, kësaj here nuk pati në dispozicion një Braun shumë kompetitive, ndaj dhe mendoi se do të ishte më mirë të kufizonte dëmtimet: e mbylli i shtati duke fituar vetëm dy pikë.
Alonso i pafat
Për sa i përket pjesës tjetër të grupit, duhet konsideruar mbi gjithçka fati i keq i Fernando Alonsos. Spanjolli ishte në krye që nga pole-i, por në ndalesën e parë rrota e parme e anës së djathtë iu montua keq. Piloti i Renault uli menjëherë shpejtësinë, por në mes të xhiros rrota i doli nga vendi dhe pas ndalesës së parë në boks dhe një tentativë rikthimi në garë, ndaloi përfundimisht. Doli mirë ama Niko Rozberg, i katërti me Uilliams, para Kovalainen (MekLaren), ndërsa Tojotat e mbyllën të dyja me pikë, ku Glok doli i gjashti, ndërsa Truli i teti. Zhem Alzherser e mbylli garën pa asnjë gabim, duke u klasifikuar i 15-ti në një xhiro me Red Bull, por para kolegut Sebastian Buemi.
Masa është mirë
Felipe Masa është zgjuar dhe tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Piloti i Ferrarit do t‘u nënshtrohet disa analizave të tjera për të përcaktuar saktë kushtet në të cilat ndodhet. Zyrtarë nga skuadra bënë një prononcim mbi kushtet shëndetësore të tij, ku thanë se, sipas mjekëve, Felipe Masa duhet të pushojë gjatë tre muajve në vijim. Braziliani pësoi ditën e djeshme një aksident gjatë provave për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1.
Formula 1
Hungaroring
1. L. Hemilton 1:38:23.876
2. K. Räikkönen 0:11.529
3. M. Uebber 0:16.886
4. N. Rosberg 0:26.967
5. H. Kovalainen 0:34.392
6. T. Glock 0:35.237
7. J. Button 0:55.088
8. J. Trulli 1:08.172
9. K. Nakazhima 1:08.774
10. R. Barrikelo 1:09.256
Klasifikimi
Pilotët
1. Xh. Buton 70
2. M. Veber 51.5
3. S. Vetel 47
4. R. Barrikelo 44
5. N. Rosberg 25.5
6. J. Trulli 22.5
7. F. Masa 22
8. L. Hemilton 19
9. K. Raikonen 18
10. T. Glok 16
Konstruktorët
1. BraunGP 114
2. Red Bull 98.5
3. Ferrari 40
4. Toyota 38.5
5. MekLaren 28
6. Uilliams 25.5
7. Renault 13
8. BMV Sauber 8
9. Toro Rosso 5
10. Force India -