E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise, dominojne te medhate

Edicioni i 57-te i Kupes se Shqiperise ne futboll ka hapur sot siparin e ndeshjeve te para ne dy grupet, A dhe B.

Edicioni i 57-te i Kupes se Shqiperise ne futboll ka hapur sot siparin e ndeshjeve te para ne dy grupet, A dhe B. Rezultati me i papritur eshte ai i arritur ne Puke ku skuadra vendase barazoi 1-1 me kryeqytetasit e Tiranes qe kishte udhetuar ne tranferte me mungesa te shumta.

Rezultatet e ndeshjeve te tjera te Grupit B; Tomorri-Elbasani 1-3,  Naftetari-Flamurtari 1-6, Turbina-Lushnja 0-0, Skrapari-Beselidhja 2-2 dhe Tepelena-Partizani 1-5.

Edhe ne Grupin A nuk jane shenuar surpriza pasi skuadrat e Superliges e kane pasur te lehte te dominojne ndaj inferioreve te Kategorise I dhe II.

Keshtu, Shkumbini fitoi 2-0 ne Erseke ndaj Gramozit, Vllaznia shkaterroi 4-0 Sopotin ne Librazhd, Teuta u mjaftua me rezultatin 1-0 ne Pogradec, Apolonia fitoi 3-0 ndaj Dajtit, Besa nuk shenoi me shume se dy gola ne porten e Ilirise, Luftetari dhe Kastrioti jane ndalur ne nje barazim 1-1, Dinamo mundi ngushte 1-0 Albpetrolin dhe Laci mundi Skenderbeun me rezultatin 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›