E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi barazon, Napoli dhe Udineze ne krye

Interi ka marre barazimin e dyte radhazi duke zbritur ne vendin e 4-te ne klasifikimin e Serie A. Kete jave kampionet e drejtuar nga Mourinho jane treguar te pafuqishem ndaj Fiorentines duke u kenaqur me vetem 1 pike pas rezultatit 0-0.

Rasti i vetem i rrezikshem i zikalterve ishte ne minutata e para te ndeshjes ku tranversa nuk lejoi qe gjuatja e Mancinit te perfundonte ne rrjete.

Milani ka mundur me veshtiresi 2-1 Sienen dhe fale ketij trepikeshi eshte ngjitur ne vendin e 3-te duke lene pas vetes rivalet e Interit.

Pippo Inzaghi ka hapur siparin e golave, por me rifillimin e te dytes Vergassola barazoi shifrat, nje rezultat qe nuk zgjati shume, pasi Milani fitoi nje 11 metersh te dyshimte, qe u shnderruar ne gol nga Kaka.

Perpjekjet e tjera te lojtareve te kuqezinjeve per te thelluar rezultatin nuk dhane asnje rezultat.

Udineze dhe Napoli shkeputen ne krye te tabeles pas fitoreve me Katanian 2-0 dhe Regginen 3-0.

Takimet e tjera te kampionatit italian te futbollit kane dale me te njejtin rezultat 2-1. Juventus ka fituar me Bolonjen, Torino me Atalanten, Lazio me Kievon dhe Genoa me Kaliarin.

Ndeshja mes Romes dhe Sampdorias eshte shtyre pas gjashte minutash loje per shkak te shiut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›