Erkand Qerimaj, në Greqi për arin Europian
Bledar KUKA - Erkand Qerimaj do të kalojë një periudhë stërvitore prej 1 ose 1.5 muajsh në Greqi për të qenë në gjendje sa më të mirë për në kampionatin evropian që pritet të zhvillohet në prill 2009 në Bukuresht. Pasi ka rinisur punën me peshat, në vijim të një pushimi aktiv pas Europianit për të rinj, kampioni i trifishtë i kontinentit për moshat e reja, ka bërë planet bashkë me trajnerin Zef Kovaçi.
“Synojmë që të shkojmë në Greqi, - thotë Kovaçi, - vetëm duhet të përcaktojmë më mirë periudhën se kur”. Ideja e tij është për muajin shkurt, duke pasur parasysh se është muaj i ftohtë, ndërsa marsi është disi më ndryshe. Por këshillimet me miq kanë bërë që të jetë ende me dy mendje. “Ndoshta do të ishte më mirë që të shkonim për stërvitje në Greqi në mes shkurtit dhe marsit për të ruajtur formën kur të jemi në Europian”, - vazhdon Kovaçi.
Europiani do të jetë në datat 4 deri 12 prill 2009 në kryeqytetin e Rumanisë dhe një kthim i Qerimajt në Shqipëri pas Greqisë mund të ndikonte për keq. Sidoqoftë, këto janë plane që Kovaçi dhe sportisti i tij do t’i përfundojnë më pas, tani për tani ka rëndësi vazhdimi i punës.
“Olimpiada përfundoi, - thotë Erkandi, - po ashtu edhe Europiani i të rinjve. Tani vijnë aktivitetet e tjerë, ndërsa synimi absolut është Olimpiada e vitit 2012”. Deri në fund të kësaj jave, ai zhvilloi stërvitje një herë në javë (të shtunën paradite, për të pasur më shumë kohë të lirë pasdite), ndërsa që nga nesër programi do të alternohet me dy herë stërvitje në ditë dhe një herë. “Është si një ngjitje e shkallëve të një pallati, - thotë me të qeshur Kovaçi, - ngjit shkallët (dy herë stërvitje), pastaj ecën në sheshpushim për t’u shlodhur pak (një herë)”.
E Merkure, 29 Tetor 2008