Ervin Skela, asist me “matematikë”
Më në fund asisti i parë në Bundeligë i Ervin Skelës për sezonin 2008-2009. Fantazisti shqiptar shërbeu për bullgarin Dimitat Rangelov në barazimin 1-1 të Energi Kotbusit në transfertën kundër Arminias së Bielfeldit, në javën e 10-të kampionatit gjerman.
Sipas kicker.de, harkimi i Skelës gjatë goditjes së lirë ishte i “butë si gjalpë”, përdor shprehjen revista sportive gjermane, dhe Rangelov nuk mund të bënte asgjë tjetër vetëm të shtynte topin me kokë në rrjetë.
“Tagesshpigel” e konsideron krosimin e Skelës si një trajektore e përllogaritur me saktësi matematikore. Avantazhi i formacionit të Prasnikarit ishte befasues, por ishte i pamjaftueshëm për Energi Kotbusin, pasi në pjesën e dytë, Arminia Bielefld barazoi (63’).
Skela u zëvendësua në minutën e 89-të, ndërkohë që Rangelov ishte ndëshkua me karton të kuq në minutën e 44-t pasi goditi hapur në këmbë portierin kundërshtar. Sipas mediave gjermane, bullgari, shpesh herë në konflikt të hapur me Ervinin, e ka punën pisk e klubi gjerman mund ta largojë atë në merkaton e janarit.
KAPLLANI – Sulmuesi shqiptar i Karlsruhes nuk u aktivizua në humbjen 3-0 në shtëpi të skuadrës së tij me Shalke 04. Kapllani, gjithsesi ishte në bankinë.
HYKA - Mainci i Jahmir Hykës fitoi 1-0 në transfertë me Duisburgin, ne takimin per Bundesligen 2, por fantazisti shqiptar nuk aktivizua. Në fakt, trajneri Anderson, sipas mainc.de, hodhi në fushë një formacion me karakter mbrojtës.
E Merkure, 29 Tetor 2008