E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gukanoviç: Beogradi nuk është adresa e vetme e Malit të Zi

Podgoricë (start)- Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviç deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Malit të Zi varet nga Beogradi. Në një intervistën për mediat malazeze Gjukanoviç tha se"Ne nuk ngutemi", teksa shtoi se "Beogradi më nuk është adresa e vetme që është e rëndësishme për Malin e Zi".

"Podgorica nuk do ta lusë Beogradin që ta ndryshojë sjelljen e tij ndaj Malit të Zi", theksoi Gjukanoviç, duke sqaruar se vendi i tij e ka njohur Kosovën meqë më nuk ka dashur t`i mbyllë sytë para realitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›