E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgim të përjetshëm për bashkëpunëtorin e Ladenit

Në kampin amerikan të të burgosurëve në Guantanamo një gjyq ushtarak ka dënuar me burgim të përjetshëm një bashkëpuntor dhe truproje të shefit të rrjetit terrorist Al-Kaida, Osama Bin Laden. Kështu njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Uashington. Gjyqi konsideroi se ka dëshmi të mjaftueshme që Jemenit al Hamza al-Bahlul ka prodhuar videokaseta në të cilat bëhet thirrje për rekrutim të anëtarëve të Al-Kaidës. Proceset gjyqësore në Guantanamo janë të diskutueshme pasi që të akuzuarit kanë më pak të drejta se në proceset normale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›