Mitrovicë, mblidhet Komiteti i Sigurisë në seancë të jashtëzakonshme
Mitrovicë (start)- Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, do të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar situatën e sigurisë në qytetin verior. Mbledhja e jashtëzakonshme është njoftuar të martën pasdite. Komiteti për Siguri në Mitrovicë në takimin e djeshëm vlerësoi se disa incidente në veri fudjavën e kaluar, ku pati edhe përleshje mes serbëve e shqiptarëve, si dhe një shpërthim e të shtëna armësh, kanë tensionuar situatën, edhe pse, siç u tha, ajo është e qetë dhe nën kontroll.
Në këtë takim përfaqësuesi i policisë rajonale tha se masat e sigurisë janë të shtuara në veri të Mitrovicës, për shkak të incidenteve që kanë ndodhur.
Në këtë takim përfaqësuesi i policisë rajonale tha se masat e sigurisë janë të shtuara në veri të Mitrovicës, për shkak të incidenteve që kanë ndodhur.