E Diel, 1 Nëntor 2026

Ende pa u zgjedhur, BE vë në provë presidentin amerikan

Paris (Start)- Ende pa u zgjedhur presidenti i SHBA-ve, Bashkimi Evropian ka përgatitur edhe kërkesat të cilat do t’i kërkoj atij. Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner ka deklaruar se BE ka përgatitur një letër për presidentin e ri amerikan, me anë të së cilës do të kërkoj angazhim më të madh të SHBA-ve në zgjidhjen e disa problemeve që ndikojnë mbarë kontinentin. Dokumenti do të bëhet publik pasi të mësohet emri i presidentit të ri amerikan, ndërsa Kushner ka thënë se Brukseli shpreson të kultivojë raporte të afërta me administratën e re në Uashington. "Ekziston nevoja për hapjen e një kapitulli të ri në harmoninë dhe baraspeshën botërore", ka thënë Bernard Kushner.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›