E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilanc i rëndë viktimash në Tailandë

Narathivat (Start)-73 persona kanë humbur jetën në Tailandë pas dy shpërthimeve të njëpasnjëshme që ndodhen gjatë paradites së sotme. Shpërthimet kanë ndodhur në dy zona mjaft të populluara në orët e paradites, njëri në një treg dhe tjetri në një lokal në Narathivat. Reuter njofton se në të dyja rastet shpërthimi është organizuar me anë të një makine autobombë. Shpërthimi i parë ka ndodhur pranë godinës së bashkisë së qytetit, brenda së cilës në atë moment po zhvillohej një takim zyrtar. Gjatë pesë viteve të fundit, numri i viktimave në këtë vend ka arritur në mbi 3200.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›