Gulit nis zyrtarishtpunën me çeçenëte Terek Groznit
Legjenda holandeze Rud Gulit ka nisur detyrën e tij të re si trajner i skuadrës çeçene Terek Grozni, duke e çuar skuadrën në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore.
Ish-trajneri i Çelsit dhe i Njukasëllit i habiti të gjithë të mërkurën e kaluar, kur firmosi një kontratë me këtë klub për një vit e gjysmë. Terek Grozni militon në kategorinë e parë ruse dhe në sezonin e shkuar u rendit në vendin e 12-të.
Presidenti i klubit dhe njëkohësisht lideri i vendit Ramzan Kadirov i ka kërkuar Gulitit ta rendisë klubin mes 8 skuadrave të para, një mision që nuk duket aq i lehtë edhe pse skuadra çeçene ka një rritje të dukshme në futboll vitet e fundit. Kalimi i Rud Gulit në një klub të drejtuar nga Kadirov, ka qenë një surprizë e madhe për të gjithë botën e futbollit.
48-vjeçari ka drejtuar Los Anxhelos Galaksi në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2008, ndërsa puna e fundit ka qenë ajo e lobimit që Belgjika dhe Holanda të fitonin të drejtën e organizimit të Botërorit 2018.
Terek Grozni është krijuar si klub në vitin 1958 dhe më 1974 fitoi Kupën e Bashkimit Sovjetik. Por, ai u zhduk deri në vitin 2001, për shkak të luftës në Çeçeni. Në 2008-ën, Tereku fitoi të drejtën që t’i luante në Grozni ndeshjet pritëse.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gulit nis zyrtarisht punën me çeçenët e Terek Groznit