E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë një francezGjykata dënon12 tifozë serbë

BEOGRAD- Gjykata serbe ka dënuar me 30-35 vjet burg 4 tifozë serbë të Partiizanit të Beogradit, që në shtator të vitit 2009 vranë një tifoz francez të Tuluzës.
Ndërkohë, në total dënimi për 12 të pandehurit e këtij procesi shkon në 240 vjet. Ata rrahën për vdekje francezin Bris Taton, i cili vdiq pas 12 ditësh në gjendje të rëndë në spital. Çështja futbollistike u kthye shumë shpejt në një çështje diplomatike, pasi shteti francez kërkoi dënimin e fajtorëve.

Dy prej autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë Xhorxhe Preliç dhe Dejan Puzigaca janë dënuar me 35 dhe 32 vjet secili. Ndërkohë, dy tifozë janë dënuar me nga 30 vjet, 4 me 14 vjet dhe 4 të tjerë me 12 vjet burg. “Ky ka qenë një gjyq diplomatik dhe politik që prej fillimit, - deklaroi avokati i një prej të dënuarve. 

Ndërkohë, prindërit e Taton janë shprehur të kënaqur me këtë vendim të Gjykatës. Në Serbi dhuna e tifozëve është një fenomen tepër i përhapur dhe ndeshjet mes Cervena Zvezdës e Partizanit të Beogradit kanë çuar shpesh në viktima.
Por, tifozi francez i Tuluzës, ishte i pari i huaj që humbi jetën në Serbi për shkak të futbollit.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vranë një francez Gjykata dënon 12 tifozë serbë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›