E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Milan merrVan Bomel ngaBajerni i Mynihut

MILANO- Kapiteni i Bajernit të Mynihut Mark Van Bomel i është bashkuar të martën skuadrës italiane të Milanit. Shkak i këtij largimi të holandezit është bërë humbja e vendit të titullarit në skuadër, pasi Bajerni bleu në janar brazilianin Luis Gustavo.

Lajmi u zyrtarizua në uebsajtet zyrtare të të dy klubeve, ndërkohë që Van Bomel ka firmosur një kontratë 6-mujore me klubin italian. 33-vjeçari shihet si një zëvendësues i mirë i Andrea Pirlos, që këtë sezon ka patur dëmtime të shumta dhe shpesh nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit Alegri.

“Largohem nga Bajerni me zemër të lënduar dhe me kokën lart”, deklaroi Van Bomel pas këtij transferimi. Marrja e Van Bomel është blerja e dytë për Milanin në merkaton e janarit, pas asaj të holandezit të Ajaksit Urbi Emanuelson. Një tjetër objektiv në merkato mbetet mbrojtësi i Xhenoas Domeniko Krishito.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Zyrtare, Milan merr Van Bomel nga Bajerni i Mynihut

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›