E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topçinjtë në finale të Carling Cup

Arsenali ka shënuar fitore prej 3-0 në ndeshjen kthyese të Carling Cup kundër Ipswich Town, për të siguruar finalen e kësaj gare.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Portman Road, Topçinjtë patën humbur me rezultat 1-0, kështu që me fitoren e të martës mbrëma në Emirates, ata kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm prej 3-1.

Të tre golat e Arsenalit u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa realizues ishin Nicklas Bendtner (61’), Laurent Koscielny (64’) dhe Cesc Fabregas (77’).

Në finale, Arsenali do të ketë kundërshtar fituesin nga dueli Birmingham City-West Ham United. Takimin e parë e ka fituar West Hami me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet të mërkurën në shtëpi të Birminghamit, stadiumin St Andrew`s.

Topçinjtë kanë gjasa reale që të fitojnë në finalen e 27 shkurtit në Wembley, duke qenë se cilado nga këto dy skuadra të kualifikohet në finale, është inferiore ndaj Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›