"Guma", Lëvizja Studentore kërkon lirimin e 7 të rinjve
Lëvizja Studentore thekson se vdekja e Gumës erdhi si pasojë e përplasjes aksidentale të motorit të tij me makinën e drejtuar nga Ilir Muka. Sipas kësja lëvizjeje,
“Shtatë të rinjtë e tjerë nuk kanë pse rrinë të burgosur për shkak të gënjeshtrave dhe presionit të politikanëve këtej dhe andej kufirit shqiptar. Këmbëngulim në lirimin e tyre, pasi gjykojmë se arrestimi ka qenë politik, thjesht për të kënaqur interesat e tyre aspak ligjore dhe kombëtare”, thuhet në peticionin që kanë dërguar pranë prokurorisë së rrethit.
Lëvizja studentore akuzon prokurorinë e rrethit të Vlorës për njëanshmëri në reagimet e institucioneve ligjzbatuese dhe i kërkon prokurorisë përgjigje, "nëse ka pasur persona të shoqëruar apo të arrestuar për bllokimin e paligjshëm të rrugës në datat 12 dhe 13 gusht, dhe që dhunuan qytetarët dhe gazetarët në vendngjarje".