Meta: Po forcojme shtetin ligjor dhe luftojme krimin
Shqiperia po ecen me shpejtesi drejt forcimit te shtetit ligjor si dhe ashpersimit te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Kete deklaroi zevendeskryeministri, Ilir Meta, pas takimit dje ne Bruksel me Oli Rehn. Sipas shefit te diplomacise shqiptare, per Shqiperine ishte shume e rendesishme qe te avanconte me shpejtesi ne te gjitha keto drejtime. "Ne jemi te vendosur te demonstrojme edhe me tej progres te qarte ne te gjitha fushat, sepse procesi i integrimit evropian eshte nje proces qe duhet te avancohet ne te gjitha drejtimet", deklaroi Meta. Sipas tij, ne kuader te realizimit te ketyre prioriteteve, kohet e fundit qeveria shqiptare miratoi nje plan veprimi per zbatimin e strategjise per luften kunder krimit te organizuar dhe ajo qe eshte me e rendesishme, shume shpejt do te miraothen edhe ligjet perkatese. Po keshtu, Meta theksoi faktin se ministrite ne vend kane nisur punen per trajtimin e te gjitha rekomandimeve, te cilat iu paraqiten Shqiperise ne progres raportin e muajit tetor. Sipas tij, qeveria ka vullnetin total per realizimin e cdo rekomandimi te KE-se.