Tragjedi ne Lampeduza. Shpetohen qindra emigrante

Rojet bregdetare italiane shpëtuan një varkë që mbante 370 emigrantë të paligjshëm, në arrati nga brigjet e Libisë, për të zbuluar më pas një tjetër tragjedi në det të hapur.
Refugjatët janë endur për ditë të tëra në ujrat e Mesdheut pasi motorri i barkës, rreth 20 m të gjatë kishte pësuar avari pak pasi ishte nisur nga Libia. Motovedetat e policisë italiane u ardhën në ndihmë rreth 90 milje detare në jug të Lampeduzës. Mësymja e brigjeve italiane nga Libia është shtuar që kur Aleanca Perëndimore ndërmori fushatën e bombardimeve për për të larguar nga pushteti Muamar Gadafi.Një anije qipriote dha alarmin për barkën në vështirësi e rojet bregdetare italiane ndërhynë dhe me mjete ajrore për ti ardhur në ndihmë barkës që rrezikonte mbytjen. Tre persona që vuanin nga dehidratim ekstrem përfshirë këtu dhe një grua shtatzënë, u transportuan me helikopter.
Të mbijetuarit flasin për të vdekur për shkak të urisë trupat e të cilëve i kishin hedhur në det. Në barkë është zbuluar trupi i pajetë i një personi, por ata që kanë përfunduar në det dyshohen të jenë rreth 100. Hetimet për të zbardhur tragjedinë kanë filluar.
Qindra refugjatë kanë vdekur ose janë mbytur ndërsa kanë tëntuar të arrijnë nga Afrika e Veriut në Lampedusa. Vetëm pak ditë më parë rojet bregdetare italiane zbuluan trupat e 25 personave të vdekur nga asfiksia, në një tjetër anije të mbushur me emigrantë afrikanë.
Delina Bitraku