E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet anëtari i një organizate droge

Vihet në pranga një anëtar i organizatës mafioze kalabreze "Ndrageta" në qytetin e Vlorës. I njohur me pseudonimin Pako, Giozepe Simonelli 32 vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës në bashkëpunim me atë italiane, ndërsa kishte ardhur për pushime në Shqipëri.

I kërkuar nga pesë shtete të ndryshme për trafik kokaine, ndërsa sipas policisë së Vlorës arrestimi i tij është bërë i mundur falë një operacioni ndërkombëtar që përfshinin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolumbinë dhe Spanjën.
 

Sipas policisë së Vlorës i arrestuari ka qenë nën survejim prej katër ditësh. Organizata e krijuar prej bashkëpunimit mes grupit mafioz dyshohet se vepronte që prej qershorit të vitit 2010.

Deri në janar të këtij viti dyshohet po ashtu se anëtarët e këtij grupi kanë operuar në udhëtime dhe kontakte mes Bolonjës, Spanjës, Sllovenisë dhe Ekuadorit. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për verpime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali, ku pritet të gjykohet nga Gjykata Penale e Bolonjës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›