Hawai shperthen vullkani ne malin Kilauea

Shirita të shndritshëm llave shpërthyen nga vullkanit Kilauea në Hawai duke ofruar një spektakël të jashtëzakonshëm për turistë e vendas.
Rrjedhja e llavës mbetet brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Vullkaneve, në Hawai. Edhe pse disa rrugë janë mbyllur, autoritetet shptrehen të bindur se nuk ka asnjë rrezik për banorët. Kilauea, që ka shpërthyer që nga viti 1983, është një ndër vullkanet më aktivë në botë.