Nis lotaria amerikane si te aplikoni

Zevendeskonsullja amerikane ne Tirane deklaron nisjen e lotarise
Zevendeskonsullja amerikane ne Tirane Emily Makely ka zgjedhur qytetin e Shkodres per te bere publike nisjen e lotarise amerikane per kete vit. Diplomatja amerikane ka shpjeguar ne shqip rregullat e ndryshuara te kesaj lotarie.
Nisi
dokush qe aplikon per lotarine duhet te kuptoje rregullat lidhur me regjistrimin dhe kualifikimet perpara se te regjistrohet. do person mund te regjistrohet dhe kjo eshte pa pagese. Nuk ka moshe minimale apo maksimale per tu regjistruar po kerkesa per shkollimin e mesem apo pervoja e punes nga ndonje aplikues do te ndikoje ne skualifikimin e ndonje personi nen 18 vjec - tha Makely.
Lotaria eshte falas dhe do te zhvillohet nga data 5 tetor deri ne 3 nentor. Diplomatja amerikane tha se para se te aplikojne qytetaret duhet te shohin rregullat nese permbushin kerkesat e arsimimit dhe punes.
Shanset
Shqiptaret do te kene me shume mundesi te fitojne ne lotarine amerikane per marrjen e lejes se qendrimit te quajtur ndryshe Karta Jeshile ose Green Card. Sipas te dhenave te Departamentit te Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe eshte pergjegjesi per levrimin e kesaj lotarie nje vit me pare shqiptaret ishin te katermbedhjetet ne bote me me shume fitues nga 194 shtete dhe territore qytetaret e te cileve kishin te drejte te merrnin pjese.
Kjo ben qe per kete vit mundesite per te perfituar qytetaret shqiptare te rriten pasi vete sistemi amerikan qe kontrollon kete lotari bazohet ne aplikimet e viteve te kaluara per te perllogaritur kuotat e viteve te mevonshme. Keto kuota nuk jane kuota te mirefillta pra numra fiks fituesish per cdo vend por jane me se shumti nje formule e nderlikuar matematikore qe u jep me shume rendesi pikerisht vendeve me me shume aplikues dhe fitues qe te kene mundesi me te madhe ne fituesit e viteve te ardhshme. Si pasoje edhe shqiptaret perfitojne me shume.