Qellojne njeri-tjetrin arrestohen fqinjet

Nje konflikt per motive pronesie ka ndodhur midis dy bashkefshatareve ne fshatin Valias Kashar ndersa diten e djeshme jane arrestuar nga uniformat blu te kryeqytetit.
Duke iu referuar burimeve zyrtare policore mesohet se Ahmet Sula 22 vjec Sadik Vasili 44 vjec dhe Q. V. 16 vjec te tre banues ne Kashar jane arrestuar pasi kane qelluar me arme zjarri kundrejt njeri-tjetrit. Dy dite me pare ne Valias Kashar dyshohet se Sadik Valiasi per motive pronesie ka qelluar me automatik ndaj Ahmet Sules ndersa ky i fundit ka qelluar me arme zjarri tip pistolete 44-vjecarin qe e qelloi ne fillim. Me pas ndaj ketij te fundit ka qelluar ne ajer dy here me arme gjahu te cilen e mbante pa leje edhe 16-vjecari Q. V. por fatmiresisht nga te shtenat nuk ka pasur te lenduar. Gjate kontrollit te ushtuar nga forcat e rendit jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale pistoleta model 57 me kreher me 7 fisheke dhe 6 fisheke te tjere si dhe nje arme gjahu pa leje. Nderkohe policia eshte duke vijuar hetimet per zbardhjen e plote te ceshtjes ndersa materialet hetimore ne ngarkim te dyshuarve i kaluan prokurorise.