Gurakuqi: Ky kod lejon partitë të testohen
Partia Demokristiane e Anton Gurakuqit këmbëngul në vlerësimin për Kodin Zgjedhor. Sipas Gurakuqit, ky kod do të garantojë zgjedhje sipas standardeve, por njëkohësisht i krijon mundësinë çdo partie që të testohet realisht nga zgjedhësit shqiptarë. Lidhur me mitingun e zhvilluar në Tiranë, partia e Gurakuqit sqaron se "as kemi qenë dhe as do të jemi pjesë e mitingjeve, protestave, apo kulisave që bien ndesh me parimet dhe vlerat demokristiane". Nëpërmjet një deklarate për shtyp, selia e PDK-së akuzon rivalin e saj, i cili përdor të njëjtën sigël partie se po luan shanset e fundit për të ngritur tymnaja politike. "Risia e vetme e kësaj proteste ishte fakti se shqiptarët mësuan realisht rolin e Nard Ndokës, sikundër kuptuan se ai është veçse një prej nënkryetarëve realë të LSI-së, që shfaqet dhe bën zhurmë sa herë që ia kërkojnë urdhëruesit", citohet në deklaratën e Gurakuqit.
Sipas tij, "më në fund Ndoka shfaqi publikisht bashkimin e tij me LSI-në dhe parti të tjera të majta, duke vërtetuar në këtë mënyrë deklarimet e bëra prej PDK-së kohë më parë, se ai është veçse një i majtë i pareformuar, që s‘ka lidhje me të djathtët dhe vlerat demokristiane".