"Çmimet e tokave për t‘u kompensuar nuk janë rritur"
Ish-pronarët kundërshtojnë vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për vlerësimin përfundimtar të tokave në të gjithë territorin e vendit. Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Reshit Vorpsi, thekson se çmimet e tokave nuk janë rritur përveç dy rasteve unike si në Komunën e Parisit dhe zonës së ish-Bllokut. Duke e cilësuar vendimin e qeverisë si të parregullt, Vorpsi bëri me dije se qeveria po i bën këto veprime propagandistike në kundër të fushatës elektorale. Sipas tij, realisht, nuk ka asnjë rritje të çmimit të tokave, por vetëm një rrumbullakosje të tyre. Kreu i Shoqatës Pronësi dhe Drejtësi ka treguar me detaje procesin e kompensimit të pronave, duke mbështetur fort faktin se fondi prej 500 milionë lekësh është i pamjaftueshëm për kthimin e lekëve te pronarët. "Në Laprakë, çmimi minimal, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, është 20-25 mijë lekë për metër katrorë, ndërkohë që sipas vlerës së tregut është mbi 67 mijë lekë për metër katrorë", u shpreh Vorpsi. Sipas tij, ngërçi i madh qëndron në faktin se në cilën mënyrë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të përcaktojë vlerën e tokës, duke gjetur rrugën e mesme mes 20 mijë lekëve për metër katrorë dhe 25 mijë lekëve për m².
Zoti Vorpsi, si e gjykoni vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për çmimet e tokave. Sipas gjykimit tuaj, ky vendim vendos rregull për kompensimin e pronarëve apo sjell më shumë paqartësi dhe pengesa?
Mendimi im është që ky vendim i Këshillit të Ministrave është i parregullt. Do të keni parasysh që ish-Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në funksion të ligjit 9235, varet direkt nga Parlamenti. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me ligj, varet nga Këshilli i Ministrave dhe sot ka përfunduar në një drejtori të thjeshtë të Ministrisë së Drejtësisë. Është parregullsi nga ana e qeverisë që të thotë në vendim se me propozim të ministrit të Drejtësisë të vendosë çmimet e tokave. Pra kjo agjenci nuk është ndonjë strukturë që varet direkt nga qeveria, por i ka rënë vlera fare deri në nivelin e një drejtorie të thjeshtë pranë Ministrisë së Drejtësisë. Kjo është e turpshme po të kemi parasysh që ALUIZNI, e cila është një strukturë që qëndron potencialisht më lart se çdo ministri, e pakta kështu duket dhe varet direkt nga Këshilli i Ministrave. ALUIZNI, një strukturë e përkohshme, që merret me rregullimin e titujve ligjorë për pushtuesit e tokave. Pra abuzuesit e tokave kanë një status më të lartë se sa AKKP që merret direkt me kthimin e pronave të pronarëve.
Duke iu referuar vendimit të fundit të kabinetit "Berisha", si do ta konsideroni formulën e qeverisë për vlerësimin e një m/2 truall në të gjithë vendin?
Për çmimet, kështu siç kanë dalë me diapazon, mund të themi se kanë një tendencë abuzive. Nëse 32 zonat e Tiranës i kanë grupuar në shtatë zona të mëdha, do të kemi parasysh që në pjesën më të madhe, çmimet janë me diapazon, me çmime minimale dhe maksimale, të cilat përherë janë me një tendencë abuzive. Duhet të pranojmë faktin se nuk ka pasur asnjë lëvizje, me çmimet që kanë qenë edhe më përpara, por vetëm një rrumbullakosje. Realisht ka pasur një ndryshim, që më tepër duket se është bërë për arsye propagandistike dhe demagogjike për dy grupime, ose rajone në Tiranë, Komunën e Parisit dhe zonën e ish-Bllokut. Çmimet në këto dy zona janë të rritura, por janë në nivel të njëjtë me çmimet minimale fiskale që përdor qeveria për efekt të 10%, pra taksës së shitjes. Këto dy çmime duan të mbulojnë këtë disnivel vlerash që kanë të gjitha zonat e tjera. Në Laprakë, çmimi minimal, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, është 20-25 mijë lekë për metër katrorë, ndërkohë që sipas vlerës së tregut është mbi 67 mijë lekë për metër katrorë. Ky çmim është i tillë për të gjitha zonat. Realisht nuk është zbatuar metodika dhe kjo është shumë e rëndë dhe për efekte propagandistike duan që të shiten në një formë të tillë. P.sh. kur zona industriale e Laçit, sipas metodikës dhe çmimit të vjetër ka qenë kompensimi i tokës truall në zonën industriale të Laçit 3450 lekë/m². Përfundimi që toka bujqësore po atje në Laç, sipas metodikës, duhet të kompensohet me 12 mijë lekë për metër katrorë. Duhet të jesh i çmendur që të pranosh të tilla shifra.
Në fakt, vihet re në vendimin e fundit të qeverisë, përveç zonës së ish-Bllokut dhe Komunës së Parisit, pjesa tjetër e zonave në të gjithë vendin ka të njëjtat çmime. A mendoni se kjo është një propagandë e qeverisë për zgjedhjet e ardhshme elektorale?
Normalisht kjo është tamam në nivelin e një propagande. Thelbi kryesor është vendosur në dy grupime. Për Komunën e Parisit dhe ish-Bllokut, iu siguroj që me këto çmime që janë vendosur nuk do të ketë asnjë përfitues nga ai fondi 500 milionë lekë për kompensimin. Kurse të gjitha zonat e tjera janë me diapazone çmimesh. Duhet të kemi kujdes, sepse këto çmime janë shumë të rrezikshme, sepse janë një mundësi e hapur për korrupsion, në qoftë se nuk është një mundësi e hapur që qeveria tenton të ulë çmimet reale.
Fondi 500 milionë lekë është i pamjaftueshëm për kompensimin e të gjithë pronarëve. Sa do të jetë realisht numri i pronarëve që do të përfitojnë nga ky fond?
Vjet, që u nda po e njëjta sasi lekësh, janë kompensuar rreth 6 mijë metra katrorë truall, edhe parvjet po e njëjta sipërfaqe toke është kompensuar. Dua të tërheq vëmendjen në dy shifra. Sipërfaqja e tokës truall për kompensim rezulton në shkallë republike deri para një viti rreth 73 milionë metra katrorë truall, nga e cila vetëm qyteti i Tiranës 30% të kësaj sipërfaqeje, ose e thënë ndryshe ka 22 milionë m² tokë për kompensim dhe Durrësi, nga ana tjetër, ka 5 milionë metra katrorë të tjera për kompensim. Diskutohet për tokë truall brenda vijave kufizuese të qytetit të Tiranës. A e kuptoni sesa qesharake është një shifër e tillë, 500 milionëshe. Thuhet se do të kompensohen 600 pronarë, por kjo gjë është e fryrë. Vjet kanë qenë 28 pronarë që janë kompensuar. Sivjet, përderisa ky 500 milionësh do të ndahet në të gjithë territorin e republikës, kuptohet se do të rritet numri i pronarëve për efektin e thjeshtë se çmimi mesatar i kompensimit do të jetë më i rritur.
Problemet e ish-pronarëve lidhen ngushtë edhe me plotësimin e dokumentacioneve. Çfarë ngërçi ka realisht në plotësimin e të gjitha të dhënave për të përfituar nga fondi 500 milionë lekësh?
Në qoftë se do të marrim dokumentacionin për kompensimin 500 milionësh të bën përshtypje një gjë e tillë ku pronarit i kërkohet që të nënshkruajë një deklaratë ku të thotë që unë pranoj çmimet që ka vendosur metodika. Pra realisht, nëse themi që çmimi për kompensim për zonën e Laprakës që është përcaktuar 20.5 mijë lekë për m², dhe më pas kërkohet një çmim që është shumë më i lartë, unë si pronar shkoj plotësoj një kërkesë, ku theksoj se dua lekët e pronës sime, ai duhet të marrë me patjetër 20.5 mijë lekë për metër katrorë dhe në rast të kundërt ai nuk ka të drejtë që të ankimojë çmimin. Pra borxhliu ynë, që i ka ndodhur fatkeqësisht shtetit shqiptar, është në një raport shumë më komod me ne, sepse thotë se në rast se do që të të jap paratë, prano këto çmime që kam vendosur unë. Por kjo është e turpshme. Do të pranosh çmimin nëse do të marrësh paratë, në rast të kundërt, ti nuk ke të drejtë. Para disa kohësh kemi qenë dëshmitarë për një vendim të qeverisë për kompensimin e disa familjeve, ku tokat e tyre janë zënë nga ndërtimet pa leje. Dhe ajo që më bën përshtypje është se në zonën e Bathores, që është ngjitur me zonën e Kamzës, ku çmimi është vendosur nga qeveria 20-25 mijë lekë për metër katrorë, pronarët e truallit do të kompensohen me një çmim që është 13 mijë lekë të vjetra për metër katrorë. Kodër Kamza e ka çmimin e kompensimit 20 mijë lekë për m², kurse më poshtë, Bathorja që nuk është brenda vijës së verdhë të Tiranës, kompensimi i pronarëve është 13 mijë lekë të vjetra për m².
Në disa vende, kemi çmime të rritura artificialisht dhe në disa vende të tjera kemi çmime më të ulëta sesa vlera e tregut. Pse ka ndodhur kjo?
Kjo ka ndodhur për një arsye të thjeshtë. Nuk është zbatuar metodika. Pra këto çmime të dala në vendimin e Këshillit të Ministrave janë në kundërshtim me metodikën. Janë çmime të vendosura apriori në tavolinë dhe janë të njëjtat çmime që kanë qenë edhe vitin e kaluar. Është anormale të mendosh se çmimet e tregut për Tiranën nuk kanë lëvizur për një vit. Qeveria nuk ka bërë asgjë, vetëm ka rrumbullakosur çmimet dhe i ka lënë me kufij maksimalë dhe minimalë, në mënyrë që ajo agjenci në të ardhmen të ketë mundësi të abuzojë me përcaktimin e vlerës. P.sh. një zonë që e ka vlerën nga 20-25 mijë lekë. Kush do ta përcaktojë kufirin sesa do vlerësohet toka nga 20-25 mijë lekë, ajo administratë e ka të pamundur, sepse ata e kanë më të lehtë ta përcaktojnë 20 mijë, ose 25 mijë nëse dikush u fut paratë në xhepin e xhaketës. Pra këtu i lihet vend korrupsionit. Duhet të kemi parasysh, që për Tiranën është vendosur një traditë trevjeçare, ka gjithmonë çmime fikse. Sa kohë që këto çmime nuk kanë dalë nga agjencia, por kanë dalë nga Ministria e Drejtësisë, atëherë këtu nuk është zbatuar metodika dhe janë çmime të vendosura në kundërshtim me ligjin.
Në zonën informale në qytetin e Tiranës, sipas të dhënave nga ALUIZNI, është 6800 hektarë dhe është më e madhe sesa vet vija e verdhë e Tiranës që është 4000 hektarë. Kjo është gjysma e së keqes. Ky vendim i qeverisë, zonën informale e ka lënë jashtë. Të gjithë ata pronarë që janë brenda kësaj zone informale dhe që kanë një titull pronësie do të kompensohen me ato çmime qesharake që ka miratuar qeveria. Rasti i Bathores, ku çmimi i tregut për efekt të ndërtimit në atë zonë sot është 290 euro për metër katrorë, dhe qeveria e vlerëson metër katrorin në këtë zonë 13 mijë lekë të vjetra për m². Gjithë ky ligj i legalizimeve ka tre aktorë: shtetin, pronarin dhe pushtuesit e tokës. Ai person që ka legalizuar një sipërfaqe toke do të paguajë 10 $ për m², dhe do ta shesë më pas me 290 euro për metër katrorë, sepse aq është vlera e tregut. Çmimi që do t‘i kompensojë shteti pronarit të truallit nuk ankimohet në gjykatë. Shteti fatkeqësisht, në vend që të luajë rolin e arbitrit, ka luajtur rolin e tifozit.