E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme

Kreu i LSI-së, Meta, i ka uruar të gjithë shqiptarët për Festën e Pavarësisë. Meta shprehu edhe qëndrimin e tij për planin 6-pikësh të Ban Ki Munit, për të cilin u shpreh se çdo iniciativë ndërkombëtare për Kosovën duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës. Kreu i LSI-së ka shprehur kënaqësinë e tij që ky 28 Nëntor festohet jo vetëm në Tiranë, por nga të gjithë shqiptarët e Kosovës, për herë të parë në një Kosovë të pavarur.

Në këtë pikë, Ilir Meta ka shprehur edhe qëndrimin e LSI-së për planin 6-pikësh të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun. Ai u shpreh se çdo iniciativë ndërkombëtare për Kosovën duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, Deklaratën e Pavarësisë dhe planin e veprimit në Bashkimin Evropian. "Ne besojmë se pavarësia e Kosovës është dhe duhet të jetë e pakthyeshme, kjo është e vetmja rrugë edhe për stabilitetin e rajonit. Ne kemi vlerësuar dhe kemi mbështetur planin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Presidentit Ahtisari për Kosovën dhe institucionet kosovare kanë punuar në përputhje me këtë plan deri tani", u shpreh Meta. Më tej, kreu i LSI-së, Ilir Meta, në fjalën e tij shtoi se "vetëm iniciativat që shkojnë në përputhje me sovranitetin e institucioneve të Kosovës dhe, njëkohësisht, me rrugën e saj tashmë të përcaktuar për integrimin evropian, mund të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit, edhe të Kosovës, edhe të rajonit tonë, sepse është shumë e rëndësishme për të gjithë ne".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›