E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Duhet një qeveri e "Shpëtimit Kombëtar"

Kreu i opozitës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje dje për një qeveri të shpëtimit kombëtar, për të përballuar situatën. Kreu i AAK-së, tha se me 6-pikëshin e OKB-së, Kosova ka humbur politikisht. "Nuk është fitore gjashtëpikëshi as ‘Jo‘-ja e Kosovës ndaj gjashtëpikëshit. Fitore do të ishte një politikë krijuese e vendit që mos me e sjellë punën te gjashtëpikëshi, apo te zhvillimet e ngjashme. Kosova ka humbur politikisht në një masë të madhe, por kjo humbje nuk është vetëm politikisht, por ka humbur edhe në aspektet e tjera", tha Haradinaj.

Efikasitetin e shtrirjes së EULEX-it në Kosovë, Haradinaj e konceptoi në dy mënyra. "EULEX-i aty ku banojnë shqiptarët do të funksionojë në bazë të Kushtetutës së vendit tonë, ndërsa aty ku ka shumicë serbe, do të veprojë në bazë të gjashtëpikëshit", tha ai. Lideri i AAK-së u shpreh se zyrtarët e institucioneve të Kosovës duhet të kërkojnë falje para popullit, si dhe tha se kjo qeveri duhet t‘i dorëzojë përgjegjësitë e veta te një qeveri tjetër, që do të ishte e shpëtimit kombëtar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›