Guret e Kanines përplasjefshatarë-komunë
TIRANE-Rruga me kalldrëm drejt kalasë së Kaninës ka konfliktuar banorët e zonës me drejtuesit e pushtetit lokal. Rruga që po ndërtohet si pjesë e një projekti për Kaninën turistike, qe parashikuar të ishte me kalldrëm pikërisht për hir të historisë së kalasë. Por, banorët kanë dalë kundër kësaj rruge dhe pretendojnë se për këtë rrugë po përdoren e po dëmtohen gurë të vjetër të kësaj kalaje. Nga ana tjetër, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Imer Yzeiraj, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Vlorës, e mohon dëmtimin. Kështu palët mohojnë njëra-tjetrën. Dje para Kryeministrisë u zhvillua një protestë e av. Altin Goxhaj dhe disa qytetarëve vlonjatë. Këta të fundit thanë se po mbrojnë kalanë qindravjeçare të Kaninës nga shkatërrimi që po i bëhet nga një rrugë që po ndërtohet me gurët e kalasë. Ata thanë se do t'i paraqesin kryeministrit të vendit provat fotografike të krimit mbi monumentin e kulturës dhe historisë. Nga ana tjetër, autoritetet lokale në Vlorë japin një version ndryshe të ngjarjes, duke mohuar kategorikisht dëmti-min e gurëve. Kreu i DRKK-së së Vlorës tha se pas ankesave të banorëve të zonës, në Kaninë kanë shkuar për inspektim kreu i Institutit të Monumenteve, Apollon Baçe, përfaqësues të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik etj, e pas vizitës kanë konstatuar se gurët nuk janë dëmtuar.
Rruga
Pak ditë më parë "Gazeta Shqiptare" ka botuar një shkrim që zbardhte projektin, cili pritet t'i rikthejë vizitorët dhe të ringjallë këtë kala. Sipas këtij të fundit, përveç rrugës me kalldrëm, do bëhet ringritja e mureve të rëna, e ndërkaq do të ketë edhe disa buste të personaliteteve të ndryshme të njohura, që janë me origjinë nga Kanina. Për këtë projekt po punon zoti Neritan Ceka, këshilltar i kryeministrit për trashëgiminë, komuna Qendër në Vlorë, Shoqata "Kanina" etj. Dëmtimi i gurëve është një akuzë e ngritur nga një banor i fshatit, Ermal Toro, i mbështetur nga kryetari i shoqatës së konsumatorëve, Altin Goxhaj. Ata në akuzat e tyre e vënë theksin tek provat filmike dhe fotografike të dëmeve që i janë bërë kalasë së lashtë të Kaninës. "Zoti Toro na ka sjellë fotografitë e provave të krimit, të shkatërrimit të kalasë së Kaninës. Këta janë gurë të kalasë së Kaninës, të gdhendur e 2 mijëvjeçarë, që po shkatërrohen për të bërë rrugën e kalasë së Kaninës për turizëm. Këtë po e bën komuna përkatëse", - tha dje Altin Goxhaj. "Ne i kërkojmë në emër të banorëve të fshatit Kaninë, respektimin e këtij monumenti, pezullimin e menjëhershëm të punimeve dhe rikthimin e gurëve me mbishkrime antike. Ne kërkojmë dhe respektimin e parametrave të rrugës, e cila nuk është në parametrat e rrugës antike", - u shpreh Elton Toro, banor i fshatit.
Letra e hapur
Pas protestës së djeshme, avokati Altin Goxhaj si përfaqësues ligjor i banorit Ermal Toro, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Berisha. Në këtë letër të shpërndarë për mediat, Goxhaj thotë se "banorët e fshatit Kaninë, duke gjykuar se koha për vlerësimin e situatës nuk pret, për vet dëmin që po i bëhet kalasë, po Ju paraqesim sot, në dt. 26 Korrik 2010, fotografitë e provave të krimit të shkatërrimit të kalasë duke përdorur dhe thyer gurët deri mijëravjeçarë të kalasë për të bërë rrugën e saj. Ky absurd i paprecedentë, që pas mijëra vjetësh po shkatërron kalanë, e cila u rezistoi të gjitha luftërave të pafundme në qindra vjet, është një akt kriminal që Ju apelon ju, që në respektim të kuadrit ligjor dhe të respektimit të ligjit, të merrni masa urgjente për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm dhe vendosur para bankës së drejtësisë fajtorët". Më tej ai shkruan se "televizionet lokale në Vlorë disponojnë edhe provat filmike që ne, për arsye të drejtash produksioni nuk mund t'i marrim, por që në rastin më të parë institucioni i Prokurorisë ka kompetencën ligjore që t'i sigurojë në rast se Ju do ta dërgoni për hetim penal këtë akt barbar vandalizmi". Më tej sipas Goxhajt, kryetari i Komunës Qendër Vlorë, Fredi Berberi ka ushtruar presion me mjete të ndryshme për të frikësuar familjen Toro, presione të cilat kanë arritur deri aty sa të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e anëtarëve të familjes dhe kanë detyruar z. Ermal Toro të largojë një pjesë të anëtarëve të familjes nga shtëpia.
(d.b/GSH/BalkanWeb)