Deklarata e kryeministrit: E dimë se ç’nota u vë Edvini shërbyesve të tij në parlament
Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje gjatë diskutimeve në Kuvend se një pjesë e mirë e deputetëve të opozitës, nuk kanë shkollë, ose edhe ata që e kanë mbaruar kanë një mesatare të dobët.
Sipas kryeministrit, grupi parlamentar i socialistëve është mbushur me pasanikë, por niveli i tyre i formimit lë për të dëshiruar. Kjo, tha Berisha, reflekton direkt në reagimet e tyre, ku pjesa dërrmuese e të cilave ka si përgjigje paaftësinë e një pjese të mirë të deputetëve. Berisha tha se deputetët e PS se nuk dinë të bëjnë mirë llogaritë, kur flasin për situatën ekonomike, sepse kanë dalë dobët në shkollën e shërbesave të Edi Ramës.
“Dëgjoni kam notat tuaj në regjistra dhe e di sa kapacitet keni ju, sipas kryetarit tuaj. Arta Dade e ka 9.8, zonja Berberi ka mesataren 6, Zonja Seseri, 7, Arben Malaj e ka 5. Shega Shegushja e ka 9.8, dhe e ka të lartë se në fjalimin për diplomën mbajti fjalimin e kryetarit”, u shpreh shefi i ekzekutivit, Sali Berisha.