Gurët në veshka, stina e verës rrit përmasat e tyre
Stina e verës konsiderohet si mjaft problematike për të sëmurët me veshka. Temperaturat e larta që karakterizojnë sitën e verës, paralajmërojnë probleme me gurët në veshka. Humbja e lëngjeve, nëpërmjet djersës, ndikon në rritjen e koncentrimit të urinës. Sipas mjekëve, kjo favorizon shfaqjen e kristaleve, që përveçse ndikojnë në krijimin e gurëve, mund të çojnë dhe në rritje të përmasave të gurëve që mund të jenë ekzistues. Për të evituar këto probleme, mjekët nefrologë, japin disa këshilla se si pacientët me gurë në veshka mund të kalojnë një verë pa probleme. Sipas tyre, gjatë stinës së verës të sëmurët me veshka mund të ndiejnë rëndim të gjendjes së tyre klinike. Në përgjithësi janë pacientë që kanë probleme me H.T.A, infeksionet urinare apo dhe kalkulozat renale. Kjo lidhet me faktin që temperaturat e larta bëjnë që organizmi të humbë shumë lëngje nëpërmjet djersës, gjë që ndikon në rritjen e koncentrimit të kripërave në urinë. Kjo favorizon shfaqjen e kristaleve, që përveçse ndikojnë në krijimin e gurëve, mund të çojnë dhe në rritje të përmasave të gurëve që mund të jenë ekzistues.
Infeksionet
Në rastin e infeksioneve urinare, në këtë stinë janë më të shpeshta infeksionet e rrugëve të poshtme, si ato të fshikëzës së urinës, pa përjashtuar ato të rrugëve të sipërme, pasi një pjesë e mirë e lëngjeve që pimë nuk eliminohet me rrugë urinare, por nëpërmjet djersitjes. Për të parandaluar dehidrimin në këtë stinë mjekët rekomandojnë
përdorimin e ujit natyral. Sipas tyre, ky ujë është hidruesi më i përshtatshëm, më i mirë e më i lirë. Sasia e ujit duhet të jetë e bollshme, që të plotësojë humbjet që bëhen me djersën. Rekomandohet pirja e të paktën 2-3 deri në 4 litra ujë në ditë (kjo në vartësi të djersitjes). Përveç ujit, duhet të shtohet dhe një sasi e moderuar kripe për të kompensuar humbjet e saj nga djersitja, si dhe frutat e ndryshme që zëvendësojnë humbjet e elektroliteve të tjerë dhe mikroelementeve të rëndësishëm për organizimin.
Dieta
Tek te sëmurët me gurë në veshka rekomandohet një dietë e përshtatshme, e cila duhet të jetë e ekuilibruar dhe sipas llojit të gurit për shembull, rekomandohet reduktimi i mishit te pacientët që krijojnë gurë me bazë uratet, ushqimeve me yndyra shtazore, proteina dhe shtimi i ushqimeve të freskëta, që përmbajnë shumë lëngje. Përveç këtyre, me shfaqjen e shenjave të para (dhimbje mesi, urinim të shpeshtë e sidomos me ngjyrë të errët, temperaturë, djegien gjatë urinimit) duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut specialist për të marrë trajtim të specializuar, që dhimbja të bëhet më e lehtë dhe gurët e vegjël të kalojnë pa shumë shqetësime e të parandalohen infeksionet që krijojnë këta gurë.
Banjat
Banjat e diellit veprojnë mirë në punën e veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinës dhe bashkë me të, edhe të lëndëve e tjera që përmban urina. Është vënë re se veprimi i rrezeve të diellit nuk shkakton ndonjë dëm mbi veshkat, jo vetëm kur ato janë të shëndosha, por edhe kur janë të sëmura. Klima e nxehtë përgjithësisht ka një ndikim të mirë në funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bëhen 1-2 orë në ditë, veçanërisht në sëmundjet e gurëve të veshkave dhe fshikëzën e urinës. Kur veshkat janë të shëndosha, ato mund t’i përshtaten mënyrës sonë të jetesës, përkatësisht shtimit të sasisë të ushqimit (nëse nuk tejkalohet jashtë mase), nuk ndikon negativisht në punën e tyre. Problemet paraqiten vetëm atëherë kur veshkat sëmuren. Kur nuk kryejnë më funksionin e tyre të filtrimit dhe të djegies të substancave të dëmshme, thuhet se fjala është për insuficiencën (pamjaftueshmërinë). Simptomat janë: lodhje, tretje e vështirësuar, anemia paraqitet më vonë, kur sëmundja të jetë në fazën më intensive.
Komplikacionet
Gurët në veshka nëse nuk trajtohen me seriozitet mund të japin komplikacione të rënda. Sipas mjekëve, gurët në aparatin urinar mund të japin disa komplikacione, shpesh serioze për jetën e pacientit. Kështu, mund të japin dëmtim të veshkës nga infeksione të përsëritura, bllokim të ureterit, apo dhe anuri (bllokim total i urinës) nga bllokimi i ureteve të dy veshkave ose i veshkës së vetme.
Këshilla
Për të parandaluar dehidrimin në këtë stinë mjekët rekomandojnë përdorimin e ujit natyral
Sasia e ujit duhet të jetë e bollshme, që të plotësojë humbjet që bëhen me djersën
Rekomandohet pirja e të paktën 2-3 deri në 4 litra ujë në ditë në vartësi të djersitjes
Përveç ujit, duhet të shtohet dhe një sasi e moderuar kripe për të kompensuar humbjet e saj nga djersitja
Duhen shtuar frutat e ndryshme që zëvendësojnë humbjet e elektroliteve të tjerë dhe mikroelementeve të rëndësishëm për organizimin
Tek te sëmurët me gurë në veshka rekomandohet një dietë e përshtatshme, e cila duhet të jetë e ekuilibruar dhe sipas llojit të gurit
Evitoni kryerjen e aktiviteteve të rënda fizike gjatë orëve më të nxehta të mesditës, pasi rrisin humbjet e ujit dhe kripërave nga organizmi
Evitoni, sipas mundësisë, qëndrimet në ambiente të nxehta dhe të pa ajrosura mirë
Shmangni qëndrimin direkt nën rrezet e diellit
Pini sa më shumë lëngje, sidomos ujë natyral, larg vakteve, madje edhe kur nuk ndjeni etje
Bëni konsulta të herëpashershme me mjekun specialist
* * *
Të rejat nga shkenca/Ekstraktet e erëzave të mbrojnë nga sheqeri nё gjak
Ekstraktet e kanellës, origanos, sherebelës dhe rozmarinës mund t’i ngadalёsojnё proceset e dëmshme tё cilat ndodhin si pasojë e rritjes sё nivelit tё sheqerit nё gjak. Ekstraktet e erёzave, nё situatat kur niveli i sheqerit nё gjak ёshtё i rritur, mund ta bllokojnë procesin kimik, i cili rezulton me paraqitjen e komponentëve AGE, tё cilёt shkaktojnë ndezje dhe dëmtime tё indit. Nё kёtё mёnyrё, sipas shkencëtarëve amerikanё, ulet rreziku nga sëmundjet e zemrës dhe tё enëve tё gjakut tek diabetikёt. Deri tani, ky ndikim ёshtё vërtetuar vetëm tek minjtë laboratorik, por shkencëtaret megjithatë kёshillojnё qё tё shfrytëzohen kёto mëlmesa, nё vend tё kripës.
21 Gusht 2008